Deklarata e Balles ne Parlament/ Vasili: Opozita te shuaje çdo iluzion per reformen zgjedhore, fund i njejte si teritorialia!

Deklarata e Balles ne Parlament/ Vasili: Opozita te shuaje çdo iluzion per reformen zgjedhore, fund i njejte si teritorialia!

Nga Petrit Vasili

Shiheni ne Video deklaraten e Taulant Balles sot ne Kuvend qe eshte thjesht nje mashtrim i lyer me sheqer te helmuar.

Kushdo ne opozite, nga i pari tek i fundit, duhet ta fiksoje nje here e mire ne mendje se kompromiset me Edi Ramen jane vetem iluzion i humbur.

Opozita nuk duhet te ushqeje asnje pritshmeri se do mund te realizoje nje reforme zgjedhore reale dhe te vertete qe siguron zgjedhje te lira dhe te ndershme me Edi Ramen.

Edi Rama nuk njeh asnje zgjidhje tjeter pervec imponimit te dhunshem vetem te atyre ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor qe i duhen vetem atij per te mbajtur me patjeter pushtetin.

Aq me teper sot qe Edi Rames i rendojne ceshtje penale shume kritike, kur opinioni nderkombetar kunder tij eshte me i forte se kurre, kur fakte te reja kompromentuese dalin cdo dite, kur e gjithe media boterore e pershkruan si te korruptuar dhe te kriminalizuar, ne keto kushte te njeriut te deshperuar ai eshte kapur pas vjedhjes se zgjedhjeve si shpresa e fundit dhe e vetme politike.

Zgjedhjet qofshin totalisht te vjedhura jane mburoja dhe bunkeri i vetem i Edi Rames per tu fshehur pas pushtetit, qe gjoja ai e ka marre me votat e popullit.

Duke perseritur te njejten loje qe Rama beri me zgjedhjet e 2025 dhe fshehjes pas 83 mandateve e 800 mije votave te vjedhura.

Çdo kompromis per reformen zgjedhore eshte vetem dhenia e nje alibije per zgjedhjet e vjedhura te radhes se Edi Rames.

Kam insistuar qe ne krye te heres se pjesmarrja ne komisionet e reformes teritoriale dhe zgjedhore do te ishin nje deshtim i paralajmeruar dhe koha me dha te drejte.

Edi Rames kjo pjesmarrje i duhej vetem per farse dhe sa per sy e faqe per tu treguar nderkombetareve se ne Kuvend ka normalitet pavarsisht debateve.

Ndersa Rama ka qene teper i qarte se nuk do te bente as leshimin me te vogel nga skenaret dhe objektivat e tij politike duke vazhduar dhunshem ne rrugen e vet permes kartonave te deputeteve te korruptuar e te shantazhuar rilindas ne Kuvend.

Opozita ka detyren e pashmangshme politike dhe historike qe te ndertoje nje qendrim politik te qarte dhe te prere.

Perseritja e te njejtes situate vetem dobeson dhe zhvlereson opoziten e cila behet viktime e perseritur e skenareve tashme te ditur dhe te njohur te Edi Rames.

Aksionin politik nuk e zevendesojne dot iluzionet per arritje kompromisi me Edi Ramen tek Komisioni i Reformes Zgjedhore.

As komplekset se cfare do te thone nderkombetaret nuk mund te jene alibi per opoziten.

Kurajua politike per tu perballur edhe me nderkombetaret per nje kauze themelore si zgjedhjet e lira eshte rruga e vetme.

Edi Rama eshte ne momentin me te keq te tij perballja e forte pikerisht tani dhe prerja e cdo ure komunikimi me te eshte shpresa dhe shansi i vetem per largimin e tij dhe fitoren e opozites.

Share it :