Debati i plotë Sherr në Komisionin e Sigurisë, garda ndan deputetët

Florenc Drizari

Vrasja e dy vëllezërve Çollaku, opozita: Do thërrasim në raportim ministrin e Drejtësisë dhe Kryeprokurorin

 

kom_sigurise_28.01.2014Raportimi i ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, një ditë më parë në Komisionin e Sigusië Kombëtare u shoqërua me debate të ashpra mes deputetëve të pozitës dhe opozitës. Deputetët Flamur Noka dhe Pjerin Ndreu vijuan me replika dhe akuza edhe pas mbledhjes, ndërkohë që deputetët e tjerë dhe përfaqsuesit e gardës shmangën një konflikt fizik mes tyre.

Pas një paraqitje të situatës nga ana e ministrit Tahiri se cili kishte qenë roli i policisë së shtetit në ngjarjen e vrasjes së dy vëllezërve Çollaku në shtetin grek, deputetët e opozitës i bënë disa pyetje, duke kërkuar se në cilën fazë ndodhet kjo çështje dhe pse raportimi i tij para komisionit ishte kaq i vonuar. Në përgjigjet e tij Tahiri theksoi se policia ka bërë të gjitha detyrat që i takonte për këtë çështje dhe se qëndrimet e ardhura nga përfaqësues të opozitës, kanë pasur tendenca politike. Nga ana e deputetëve të djathtë, qëndrimet e ministrit ndaj kësaj ngjarjeje nuk kanë qenë dinjitoze dhe ata kërkuan se do ta vazhdojnë të interesohen deri në zbardhjen e plotë të saj. Për këtë opozita u shpreh e gatshme të therrasë në seancë dëgjimore edhe ministrin e Drejtësisë Nasip Naço dhe prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Një qëndrim pro zbardhjes së vrasjes së dy shqiptarëve në kufirin grek mbajti edhe kryetari i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho, i cili fillimisht hodhi idenë që një grup i përbashkët deputetësh sëbashku me përfaqësues të qeverisë, të ketë akses në të dhënat që disponon shteti grek, por kjo kërkesë u hodh poshtë nga ministri Tahiri me argumentin që nuk ekzistojnë konventa të tilla për të mundësuar që deputetët të kontrollojnë apo të përfshihen në këto hetime. Sipas tij, me këtë çështje tashme po merret prokuroria.

Vellezërit Çollaku

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri raportoi para komisionit në lidhje me vrasjen e vëllezërve Çollaku nga pala greke, duke thënë: “Policia kufitare u njoftua mbi ngjarjen në orën 00:30 minuta. Policia greke kishte tërhequr trupat pas ekspertimit. Kjo çështje mbi vrasjen e 2 vëllezërve është jashtë juridiksionit të Shqipërisë, por ne presim që çështja të zbardhet”, – u shpreh Tahiri në Komision të Sigurisë.

I menjëhershëm ka qënë reagimi i deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili ka theksuar se duhet të zbardhet e vërteta për vrasjen e dy vëllezërve Çollaku.

“Ngjarja ka një terr informativ. Duam të vërtetën e ngjarjes në kufirin me Greqinë ku u vranë dy vëllezërit Çollaku. Policia jonë dha të njëjtin version të ngjarjes në kufi, si policia greke”, – tha ai.

 

 

Debate tek Komisioni i Sigurisë

 Flamur Noka: Kthe përgjigje për dy shqiptarët që u vranë? Duhet të kishe ardhur këtu me dosje të plota e jo me prralla këtu. Dhe qesh. Ke fytyrë edhe të zgërdhihesh. S’ke turp s’ke! 

Spratak Braho: Zoti Flamur, nëse ti do të vazhdo…
Saimir Tahiri: Z. Kryetar!
Spartak Braho: Një minutë se unë jam këtu për të drejtuar këtë komision dhe jam i zoti për t’ia mbledhur edhe Flamurit.
Flamur Noka: Jo Flamurit s’ia mbledh dot ti. Harroje atë punë ti.
Spartak Braho: Nëse vazhdon kështu, unë do ta mbyll mbledhjen e komisionit. Lëre të flasë.
Saimir Tahiri: Falënderoj deputetët e opozitës që u bindën që më lanë mua të flas edhe pse më thirrën për pyetje. Nuk kisha ndërmend të qeshja në rast se nuk do të më bënte për të qeshur thellësia e mendimeve të tua zoti deputet. Megjithatë, për të ardhur tek pyetjet e deputetëve…
Flamur Noka: Ti je një karagjoz…
Saimir Tahiri: E para e punës…
Flamur Noka: Janë vrarë dy shqiptarë, ndërsa ti flet si karagjoz…
Saimir Tahiri: Kjo nuk mund të kthehet në klasë të Fakultetit të Drejtësisë, aktet e ekspertimit as i disponon e as i zhvillon Policia e Shtetit. E bën Prokuroria e shtetit shqiptar. Koha kur aktet e ekspertimit i bënte policia dhe Ministria e Brendshme, ju kujtohet juve fort mirë, ka kaluar. Dhe koha kur policia vriste vetë dhe pastaj bënte aktet e ekspertimit vetë, ka kaluar. E mbani mend 21 Janarin dhe ka kaluar kjo.
Pjerin Ndreu: Lëre ministrin të flasë.
(Debate jashtë mikrofonit)

Spartak Braho: Nëse mbledhja do të vazhdojë kështu, unë do ta ndërpres. Në qoftë se do të ndërhysh edhe një herë do të ndërpres mbledhjen (Flamur Nokës).
Saimir Tahiri: Ndonjëherë duhet për të kaluar në opozitë për të njohur vlerën e jetës. Dhe për më tepër vlerën e jetës të shtetasve shqiptarë. Do të kisha dashur që ky zell i deputetëve të opozitës që para tre muaj ishin ministra dhe pushtetarë ta tregonin këtë zell edhe kur vriteshin shqiptarë në mes të bulevardit.
Arben Ristani: Hajde e kthe përgjigje aty!
Saimir Tahiri: Unë nuk fola kur ju pyetët dhe bëtë komente. S’mund të abuzoni për respektin që kam për Kuvendin duke mos më lënë të përgjigjem. Situata në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve shqiptarë jashtë territorit të Shqipërisë nuk ka nevojë për debat politik. Kjo çështje po ndiqet nga Prokuroria.

Sa i takon situatës së rendit në vend. Është e vërtetë që është hapur një fole kriminaliteti në vend që deri dje nuk ishte e hapur. Sa u takon eksplozivëve, është e vërtetë që ka një rritje të pajustifikueshme për asnjë rrethanë lidhur me këtë situatë.
Spartak Braho: Të lutem shumë mos e hap atë temë. Jemi thirrur në komision për të raportuar. Po u ngatërruam për tritolin, nuk e di…
Saimir Tahiri: E para, këto janë akte terroriste dhe do të trajtohen si të tilla nga Policia e Shtetit. Nuk do të kursejmë askënd. Këto janë akte terroriste dhe do të trajtohen si të tilla dhe për sa kohë unë të jem në detyrë do të bëj ç’të mundem që këto akte të ndërpriten sa më parë…

Spartak Braho: Lidhur me çështjen në fjalë, zoti ministër, është e mundur që në marrëdhënie dypalëshe, që për t’i vajtur këtij diskutimi në themel, të ingranohen edhe deputetë shqiptar. Në një komision dypalësh me përfaqësues të ministrisë së Brendshme, edhe me deputetë të pozitës dhe opozitës, të merret informacion në palën greke. Është e mundur apo jo?
Saimir Tahiri: Nuk ka dhe nuk mund të ketë marrëveshje që përfaqësues të Kuvendit të marrin pjesë në çështje të tilla.

……

Spartak Braho: Janë vrarë dy njerëz për të cilën si shtetas shqiptarë, por edhe qeveria shqiptare ka detyrimin t’i shkojë kësaj çështjeje deri në fund.
Flamur Noka: Do ta ndjekim edhe në si komision. Do të thërrasim edhe ministrin e Drejtësisë edhe prokurorin e Përgjithshëm për këtë çështje.

Mbyllet mbledhja e komisionit. Flamur Noka dhe Pjerin Ndreu replikojnë në dalje të komisionit me akuza dhe fyerje ndaj njëri-tjetrit. Ndërhyjnë deputetët duke i ndarë nga një kontakt fizik.

Flamur Noka: Po ik se s’merrem me ty unë, nuk merr vesh ti, po flas me atë. Po ik o qërohu se s’merrem me plehra unë, po flas me atë.
Pjerin Ndreu: O ti qurravec, mos fol me mua me atë gjuhë.
Spartak Braho: Po të vazhdojë kështu unë jam i detyruar ta ndërpres.
Flamur Noka: Me kë je tu fol ti, do të zhduk halabak.
Pjerin Ndreu: Ik ore injorant.

 

 

 

Tahiri: SHISH nuk bashkëpunon. Patozi: Mendoni për dorëheqjen

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, akuzoi kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror për mosdhënie informacionesh ndaj Policisë së Shtetit, në lidhje me ngjarjet e ndodhura diët e fundit (atentatet me tritol ndaj biznesmenëve dhe shtetasve të tjerë). Duke iu referuar krimeve të fundit me lëndë eksplozive, Tahiri tha se po cenohet rëndë siguria kombëtare.

Dje kam pasur një takim me drejtorin Informativ të Shërbimit të Shtetit të cilit i kam komunikuar se inaktiviteti, mosmarrja dhe mosdhënia e informacionit cenon sigurinë kombëtarë lidhur me këto akte terroriste. Sot që flasim kam zero informacion lidhur me këtë që ndodh nga SHISH. Është e papranueshme dhe cenon sigurinë e shtetit shqiptar, jetën e çdo qytetari shqiptar. Ia kam komunikuar dreotrit të SHISH dhe pres prej tij që të më japi informacion lidhur me këto akte terroriste si deytë themelore e Shërbimit Informativ të Shtetit. Unë pres që përtej bashkëpunimit deklarativ të ketë bashkëpunim thelbësor. Lidhur me ngjarjet e fundit ne vend dhe specifikisht shperthimet e tritolit, deputetit demokrat Astrit Patozi tha se situate është kritike duke akuzuar Qeverinë. “A keni menduar ndonjëherë që të jepni dorëheqjen apo edhe se mund t’ju shkarkojnë për këtë situatë dramatike të rendit dhe të sigurisë në vend. Ju jeni personi që mbani përgjegjësi direkte për këtë atmosferë lufte në mbarë vendin. Por ju keni edhe një gjë të veçantë në raport me Kryeministrin dhe me të gjithë të tjerët, raportin me tritolin, që ju gjendeni aty sa herë tritolin e ve Qeveria dhe ju nuk gjendeni aty sa herë e ve krimi”, – tha Patozi.

 

 

Share it :