Debate te “Ligjet”/ Bardhi: Për 5 vite KLP ka pasur kryetar një person që nuk duhej të ishte në organet e drejtësisë për 15 vite

Raporti vjetor i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është bërë pjesë e diskutimeve në Komisionin e Ligjeve.

Gazment Bardhi në Komisionin e Ligjeve: Kam ndjekur mbledhjen e fundit të KLP, dhe dua të shpreh keqardhje për nivelin e asaj mbledhjeje.

KLP, për më shumë se 5 vite ka pasur kryetar një person që sipas Kushtetutës, nuk mund të ushtrojë profesion në organet e drejtësisë për 15 vite.

Kryetari i saj ka qenë në kushtet e pazgjedhshmërisë në atë pozicion.

Ka marrë pjesë në procese të rëndësishme në organet e drejtësisë së re.

Sa e ka cenuar kjo vendimmarrjen e KLP-së dhe sa ka kontribuar kjo në forcimin e besimit të publikut tek KLP?

Në gjykimin tim një person që është në kushtet e pazgjedhshmërisë cenon rëndë besimin e publikut dhe integritetit të KLP-së.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :