Cmenden tifozët e Gjermanisë për fitoren e kupës së botës

TifozetMiliona Gjermanë pushtuan rrugët mbrëmjen e shkuar në të gjithë botën për të festuar fitoren e Gjermanisë si Kampione e Botës. Tifozët e ekzaltuar. kënduan e kërcyen gjatë gjithë natës falë golit të shënuar në momentet e fundit nga heroi i mbrëmjes Mario Goetze, ndërsa argjentinasit u përlotën pas dështimit të yjeve të tyre. Në Stadiumin Maracana të Rio De Janeiros, Kancelarja gjermane Angela Merkel, e nisi festën duke përqafuar me radhë lojtarët teksa këta të fundit u ngjitën drejtë podiumit për të marrë medaljet dhe trofeun e tyre. Më pas ajo uroi personalisht dhe bëri “gëzuar” me një birrë, me trajnerin e Kombëtares gjermane Joachim Loew. Ndërsa heroi i mbrëmjes Super Mario Goetze festoi fitoren me një puthje me të dashurën e tij modele. Në stadium ndodheshin personalitete të politikës si dhe yje si David Beckham, Rihanna etj.

 

Share it :