Chicharito: Nuk u lumturova kur u lëndua Messi

 

Sulmuesi i Bayer Leverkusenit, Javier Hernandez, ka thënë se nuk është gëzuar kur ka dëgjuar se Lionel Messi është lënduar dhe do të mungojë në ndeshjen kundër skuadrës së tij. Argjentinasi e lëshoi fushën në fillim të ndeshjes kundër Las Palmas dhe do të mundoj kundër gjermanëve që në një ndeshje u pati shënuar pesë herë. Megjithatë, Hernandez thotë se nuk ka festuar për lëndimin e Messit. “Lëndimi i Messit? Nuk mund të gëzohem për asnjë lëndim. Nuk ka asgjë më të rëndësishëm se shëndeti. Në jetë dhe në çdo profesion, atë që të gjithë duam është që të jemi të shëndetshëm. ‘Fat i keq’, mendova kur kjo ndodhi. Është gjithmonë e keqe kur një lojtar lëndohet”, – ka thënë Chicharito.

 

Share it :