Çfarë ka ndodhur me racat e zhdukura

racat e zhdukura Prania e qenieve me një shtatlartësi jashtë të zakonshmes, veç të tjerash të pajisur me një forcë të jashtëzakonshme, është lehtësisht e individualizueshme në një oqean mitesh, duke filluar nga ai klasik i përmbytjes universale.  Nëqoftëse e besojmë akoma mitologjinë greke, titanët, dominues të pakundërshtueshëm të Tokës në kohëra të kaluara, një ditë të bukur vendosën të rebelohen ndaj zotave dhe ndaj njerëzve: nuk mund të jemi të sigurtë lidhur me arsyet e rebelimit, ka mundësi që kjo race gjysëm hyjnore fitoi vetëdije se mund ta uzurponte pushtetin nga duart e hyjnive. Për një motiv të tillë, zotat vendosën që ta ndëshkonin këtë arrogancë ta paturpshme: nga këtu, midis ndëshkimeve të dhëna, edhe përmbytja me kujtesë të lashtë. Të mundur, Titanët u zëvendësuan nga Gjigantët, të lindur nga gjaku i rrjedhur nga një plagë e Uranit, shkaktuar nga i biri Kronos, më i vogli midis tyre. Për t’u bërë mbret i madh, Kronosi hëngri fëmijët që kishte nga e motra Rea, por, falë një stratagjeme, Zeusi shpëtoi dhe, me kohë, fitoi rangun e babait të padenjë. Për sa dimë, Gjigantët kërkuan me të gjitha mënyrat, por më kot, që të hakmerreshin për paraardhësit e tyre: për këtë arsye edhe ata janë përshkruar përjetësisht në revoltë ndaj hyjnive.

 

 

Fëmijët e Elohimit

 Siç do ta shikojmë, duke iu përmbajtur edhe tregimeve të tjera mitologjike, Gjigantët e banonin Tokën mijëra vjet përpara erës sonë. Lindja e kësaj race mund të caktohet në momentin në të cilin disa zota vendosën që të çiftohen me qeniet njerëzore. Lidhur me këtë, është mjaft kuptimplotë ajo që ndodhet në dy pasazhe të Zanafillës: “Kur njerëzit filluan të shumohen mbi Tokë dhe lindën vajzat e tyre, djemtë e Zotit panë se vajzat e njerëzve qenë të bukura dhe morën për gra sa ju desh qejfi”. (6,4) “Në ato kohëra ndodheshin Gjigantët në Tokë – por edhe më pas – kur djemtë e Zotit bashkoheshin me vajzat e njerëzve dhe këto u lindnin atyre fëmijë: janë këta heronjtë e lashtësisë, njerëz të famshëm”. Artikulimet “Djem të Zotit” dhe “Gjigantë” nuk janë gjë tjetër veçse përkthim i adoptuar dhe I pranuar i termit “Nefilim”, i pranishëm në Biblën hebraike: duhet saktësuar se në mënyrë të ngjashme me atë që është bërë tashmë për disa shprehje në faqe të tjera Në fillim, në fakt duhej përkthyer, në mënyrë korrekte, si “Njerëz që kishin zbritur”, domethënë “Djem të Elohimit” të zbritur mbi Tokë, ku Elohim, në mënyrë të pabesueshme, është shumësi i njëjësit hebraik El, Ilu apo Eloah: domethënë nënkupton Zota!  Të paktën ky është interpretimi i Zecharia Sitchin, Erich Von Daniken, David Icke dhe i një grupi të madh studiuesish që, jashtë skemave klasike, janë çimentuar në përkthimin e teksteve kuneiforme të qytetërimit të sumerëve, duke analizuar më pas përmbajtjet e librit të shenjtë të kristianëve. Duke dashur të jemi të saktë, termi “Elohim” shfaqet 30 herë tek Zanafilla dhe deri 2570 herë në të gjithë Biblën. “Nefilim”, pa shih, pa shih, përkthehet si termi “Annunaki” i mitologjisë së sumerëve. Praktikisht, mitet na tregojnë sesi kjo racë u rebelua ndaj hyjnive.  Atëhere, ja, Gjigantët që kërkojnë të ngjisin Malin Olimp apo Tifoni që i heq Jupiterit rrufetë e tij. Sigurisht, duhet bërë qysh tani dallime për të mos rënë në konfuzion. Prej efektit të deformimit, disa mite marrin në fakt në hua elementë të të tjerëve.  Për shembull, është rasti i Gog-ut dhe Magog-ut, dy gjigantëve që i zbulojmë të futur në mitologjinë britanike për të simbolizuar fuqinë e atyre njerëzve: në fakt, këta titanë dhe të tjerë, janë mundur nga heroi lokal

Lajmëtarët e dërguar nga Moisiu në Tokën e Premtuar (Canaan), siç thotë Bibla, në Librin e

Numrave (13,32-33), u kthyen duke thënë se kishin takuar djemtë e Anak… “…vendi që kemi përshkuar për ta eksploruar është një vend që i ha banorët e vet; të gjithë njerëzit që kemi parë janë njerëz shtatlartë; kemi parë Gjigantët, bij të Anak, të racës së Gjigantëve, përballë të cilëve na dukej se ishim si karkalecë dhe kështu duhet t’u jemi dukur atyre”. Edhe dueli midis Davidit dhe Goliathit nuk lë vend për interpretime të tjera. Bibla, tek Deuteronomi, vazhdon që t’u referohet Gjigantëve kur flet për krevatin prej hekuri 5 metra të gjatë, i cili gjendej në Rabbath, pranë djemve të Ammon: domethënë, krevati i një mbreti gjigant tashmë të vdekur. Për ta flitet edhe në mitologjinë budiste, ku Gjigantët janë të lidhur me mitin brahminik të “përzierjes së detit prej qumështi”. Në “Popullin Vuh” gjigantët janë qenie mitologjike (njëlloj me titanët) që luftojnë me zota dhe me njerëz një lloj titanomakie greke: kurse në mitologjinë Maja, binjakët “Hunahpù” e “Ixbalanqué”, më parë “Ahau” (zotër të qytetërimit të Misrit të drejtuar nga “Xibalbà”) luftojnë me Gjigantët në luftën e “Camè”-ve. Të shpartalluar, Gjigantët identifikohen në Atlantët e Copàn-it. Por, një çikë të gjithë tekstet e ndodhura në librin e shenjtë të kristianëve dhe të hebrenjve, në veçanti Dhiata e Vjetër, siç kemi pasur mundësi ta shikojmë, flasin për këtë racë njerëzish gjigantë.

 

Prapa në kohë

Duke përdorur dëshmitë e ndonjë historiani, mund të kërkojmë të individualizojmë një periudhë kohore ku, sipas çdo probabiliteti, të vendosen hyjnitë dhe natyrisht të ndiqen Gjigantët, duke parë që ndodhitë e tyre ndërthuren këndshëm. Megjithatë, nuk është e thjeshtë të renditen me saktësi të gjithë hyjnitë e së kaluarës tone stërgjyshore, edhe pse tashmë është e vështirë të theksohet se ata, njëlloj me Gjigantët, kanë ekzistuar realisht. Le të shikojmë se mos kuptojmë ndonjë gjë dhe e bëjmë duke thirrur në ndihmën tonë kronikat e pakta që kemi në dispozicion. Historiani, por jo vetëm, Beroso në shkrimet e tij tregon për 10 mbretërit mitikë babilonas që mbretëruan përpara përmbytjes: gjithsesi, sipas mendimit të tij, do të kthehej prapa me 432000 vjet.  Të mos frikësohemi përballë këtyre shifrave. Sot jemi mësuar ta masim kohën duke u nisur nga presupozimi që Toka përdor një vit për të bërë një rrotullim të plotë rreth Diellit dhe se muajt 12, sa janë dhe ciklet e Hënës. Por le të mbajmë mirë parasysh se deri në vitin 1543 (me Nicolai Copernicus si vijë ndarëse) besohej se ishte Dielli ai që rrotullohej rreth planetit tonë! Megjithatë, sumerët e kishin të drejtë të paktën 4500 vjet më parë.

 

Ku janë provat?

Përveç rrëfimeve të shumta të eksploratorëve të parë evropianë, të mbërritur në Kontinentin e Ri, vërejmë, nga aty e prapa, një seri rikuperimesh të jashtëzakonshme, të cilat shpesh shkenca ka nënkuptuar që t’i përqeshë, në mos t’i fshijë. Për hir të së vërtetës, gjatë 100 viteve të fundit, të shumtë kanë qenë rastet e bujshme të mashtrimit nga ana e njerëzve paskrupull apo gallataxhinjve të thjeshtë (një çikë siç ndodh sot me rrethet në drithëra), por kjo nuk do të thotë se të gjitha rikuperimet e tjera janë për t’u etiketuar si fallsitete.  Në këtë seli, për motive të natyrshme vendi dhe për të mos e lodhur jashtë mase lexuesin, kemi menduar të zgjedhim vetëm disa, të cilat i kemi menduar si indikativë për argumentin në fjalë.

Në vitin 1577, në Zvicër dolën në dritë eshtrat e atij që mund të ishte një njeri i gjatë 5 metra e 80 centimetra. Në fillim të shekullit të kaluar, në Francë, në lokalitetin Glozel, u gjetën, përveç kockave dhe kafkave njerëzore jashtë normales, edhe gjurmë të mëdha duarsh, pse jo dhe artikuj dhe bizhuteri të bëra apostafat që të përdoreshim nga ndonjë qënie gjiganteske. Disa vjet më vonë, në Havai Supai Canyon, njerëzit e ekspeditës shkencore Donnehey zbuluan një gdhendje të gurtë të një tiranosauri që, sipas të thënave të indianëve, do të ishte vepër e Gjigantëve.  Në vitin 1943, në një ishull të Ishujve Aleutine, xhenierë ushtarakë gjetën kocka dhe kafka që, sipas proporcioneve, duhej t’u përkisnin njerëzve të lartë deri 7 metra! Duke iu besuar gojëdhanave që tregonin për njerëz shumë të gjatë, që kishin banuar në një të kaluar të hershme zonat e sotme të përcaktuara nga hartat gjeografike si Sahara, Kamerun e Niger, disa ekspedita bënë zbulime marramendëse: në vitet ’30-të të shekullit të kaluar gjetën praktikisht gjurmët e gjiganteskëve Sao. Rreth atyre viteve, edhe studiuesi hollandez, Ralph Koengsëald, gjeti diçka interesante: dhëmbë prerës 6 herë më të mëdhenj se normalët. Së fundi, për ta përfunduar këtë paraqitje të shkurtër, në vitet ’50-të të shekullit të kaluar, Pei Ëenchung, teksa ndodhej në brendësi të një shpelle të Lingheng në Këansi, hasi një nofull që për nga përmasat mund të përshtatej me dhëmbët e Koengsëard, aq është e vërtetë sa që të dy ia atribuan përkatësinë “gigantopitecus”-

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news