Ceremonia e topit të artë mbahet në 11 janar

FIFA zyrtarizoi se çeremonia e Topit të Artë do të zhvillohet në 11 Janar 2016 në Zyrih të Zviçrës. Në ediçionin e kaluar fitues u shpall ylli i Real Madrid, Çristiano Ronaldo, ndërsa në kategorinë e femrave çmimi u rrëmbye nga mesfushorja gjermane e Wolfsburgut, Nadine Kebler. Gjatë çeremonisë do të ndahen edhe shumë çmime të tjera si ai trajnerit më të mirë për meshkuj dhe femra, gjithashtu do të zgjidhet edhe goli më i bukur i vitit i çili do të votohet nga lexuesit e faqes se FIFA-s. Në këtë çeremoni nuk do të mungojnë as çmimet e Fair-Playt, si dhe do të plotësohet skuadra me futbollistet me të mirë të vitit.

Share it :