Çadrat misterioze te Kryeministria, çfarë po përgatitet në kulmin e protestave?
Disa çadra me ngjyrë ushtarake janë vendosur në oborrin e pasmë të Kryeministrisë, duke tërhequr vëmendjen në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë.
Pamjet e siguruara nga Syri TV tregojnë çadrat e ngritura brenda ambienteve të Kryeministrisë, por deri më tani nuk ka një informacion zyrtar që të sqarojë arsyen e vendosjes së tyre apo se për kë janë parashikuar.
Mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një masë sigurie apo nëse çadrat do të përdoren për një qëllim tjetër.
Vendosja e tyre vjen në një klimë të tensionuar politike, teksa protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.




