I mandatuari nga PD si anëtar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi në një lidhje live për ”News24” i është përgjigjur Damian Gjiknurit duke theksuar se 5 draftet e opozitës nuk janë për Komisionin e Reformës Zgjedhore.
”Komisioni ka pak vlerë për ne. Marrëveshja e janarit e cakton Komisionin thjesht si një instrument dhe Gjiknuri me Hajdarin janë vetëm përfaqësues të parlamentit në atë Komision. Mandatin e ka Këshilli Politik me bekimin e ndërkombëtarëve.
Puna u ndërpre prej pandemisë më 9 mars. Propozimet janë në tryezën e Këshillit Politik jo Komisionit.
Procesi i Reformës Zgjedhore ka një problem, ishte dukshëm pra mazhoranca socialiste do ta përdorë Këshillin Politik si një intrument përplasje, vetëm për fjalë dhe që mos bien dakord me asgjë. Nëse i kanë hipur këtij kali të gabuar do e çojnë në një hon të keq procesin zgjedhor.
Për ne më e rëndësishmja është parlamenti, e dimë si votohet aty si i kontrollon Rama votat. Duke vlerësuar 2 raportet, ne opozita dhe parlamenti do të kërkojmë të gjejmë zgjidhjet në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it.
Nuk ka rëndësi çfarë thotë ndonjë përfaqësues i parlamentit sepse Këshilli Politik është ngritur për atë qëllim dhe mbështetet nga ndërkombëtarët.
Duhet të garantojë që vota nuk blihet. Të garantohet liria e votës. Mos blihet media nëpërmjet reklamave. Nuk u bëhet presion votuesve. Nuk cënohet administrata.
Pra zgjedhësit të jenë mbretërit, partitë korrin produktin. Në 2019 mungesa e vullnetit politik vjen vetëm prej raportin me mazhorancën. Qeveria tranzitore është kërkesa thelbësore. Rama në kohë pandemie vjedh me tendera.
Qeveria tranzitore garanton të gjithë vendimet e tjera. Deri më sot kemi parë refuzim. Nëse guxon të bëjë Reformë Zgjedhore të njëanshme atëhere fatura e zgjedhjeve të manipuluara do jenë mbi të.
Prej 2013 Reformat Zgjedhore kanë qenë vetëm konsensuale.”- tha Oerd Bylykbashi.




