Bushati: Rama nuk e di kush po e godet

Bushati: Rama nuk e di kush po e godet

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Ora 19” në SYRI TV, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, hetimet e SPAK dhe ndikimin e tyre në qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se kreu i qeverisë ndodhet në një fazë pasigurie përballë goditjeve që po vijnë ndaj kabinetit të tij.

Sipas Bushatit, Rama nuk është i qartë se kush qëndron realisht pas presioneve që po i bëhen qeverisë së tij, duke shtuar se kjo periudhë përbën një moment vendimtar për fatin politik të kryeministrit..

Ai theksoi se një nga dilemat kryesore është nëse veprimet e SPAK po synojnë vërtet luftën kundër korrupsionit apo nëse po përdoren si instrument për rikonfigurimin e pushtetit politik në vend.

Sipas tij, nëse SPAK po vepron nën ndikimin e faktorëve të jashtëm, atëherë rreziku është që Shqipëria të kalojë nga një formë kontrolli në një tjetër, pa u çliruar realisht nga kapja e shtetit.

“Rama është i pasigurtë për personazhet që lëvizin kukullat, pra nuk e di kush po qëndron pas skene në goditjen që po i jepet qeverisjes së tij. Dhe kjo është koha ose që i duhet për t’u qartësuar, ose më shumë akoma që i duhet për të negociuar në lidhje me fatin e pushtetit të tij.

Është e vërtetë dhe sidomos në Evropë e kemi dëgjuar dhe në javët e fundit, Ramës nuk i është lëvizur asgjë nga përkrahja në thonjëza le të themi që i ka dhënë Bashkimi Europian dhe vendet kryesore të Europës.

Duket qartë që ka një ftohje me administratën Trump, pra me ata që drejtojnë në këto momente Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por pyetja që shtrohet dhe që na intereson ne shqiptarëve besoj që është tjetër.

Kush është tjetër? Nëse ashtu siç besohet apo amendohet ndaj këtij mbas këtij trimërimit të SPAK-ut qëndron Uashingtoni zyrtar dhe administrata e re amerikane. A është kjo një gjë që bëhet në të mirë të shqiptarëve? Pra për të goditur korrupsionin e një qeverie të bërë bajat? Apo kjo është një tentativë e re për të kapur një administratë shqiptare që dikur i ka pasur të gjithë fijet të lidhura me me Sorosin, me demokratët e të tjerë e të tjerë. Ne kishim sot një shkrim përkthim që tregonte se si SPAK-u ukrainas ëh, nën dirigjimin e FBI-it, për çfarë shërbente? Shërbente për të goditur personazhe kyç politikë në Ukrainë, në mënyrë që dobësonte fuqinë negociuese të Ukrainës për konfliktin me Rusinë. Pra, a bëhet kjo për qëllime të mira për Shqipërinë? A do ketë kjo kalimin nga një e keqe tek një e keqe tjetër, është shpejt ta them.

Kjo është një pyetje 1 milion dollarëshe në fakt se këtu asnjëherë nuk mund të matet vota e vërtetë e qytetarëve. Për këtë besoj, tani s’ka më njeri që nuk është i bindur që shqiptarët nuk votojnë në mënyrë të lirë.

Dhe këtu pastaj lind ajo pyetja tjetër që, po mirë kur s’voton në mënyrë të lirë, akoma kur pretendon që je në një demokraci, e duhet të protestosh kur ti shihesh që je i vjedhur, je i nëpërkëmbur e nuk ke të drejtë më të vendosësh as me votë për pushtetin.

Kjo është pak e vështirë për dy gjëra.

E para se në diktaturë gjithmonë është e vështirë që të ngrihesh në protesta. Pra, bashkë me zhbërjen e një demokracie, në mënyrë graduale zhbëhet dhe protesta. E ky nuk është gjithmonë ose automatikisht siç themi ne herë pas here faj i qytetarëve.

Plus që këtu qytetarëve i është, i është dhënë dhe një dhuratë, një ëmbëlsirë e helmatosur, edhe kjo është në fakt SPAK-u. Drejtësia e re dhe SPAK-u bëjnë pikërisht këtë gjë.

I krijojnë njerëzve që duhet të ngriheshin dhe duhet të protestonin iluzionin që s’ka nevojë që ju t’i kërkoni të drejtat tuaja me rrugë, se jemi ne ata që do hakmerremi dhe për ju. Deri tani, SPAK-u këtë e ka pasur thjesht një alibi, një legjendë, duke i shkuar gjithmonë mbas të dijes së pushtetit.

Nuk e di nëse do vazhdojë prapë me këtë trajektore’, tha ndër të tjera analisti Andi Bushati.

Share it :
Krahasimi, Paloka kujton filmin italian: Nuk është problem ‘thatësira’ për integrimin e vendit por mafia… ‘Balluku’ Nga një moment kyç dhe një vërtetim suksesi, në një hap procedural pa rëndësi. Ky është ndryshimi drastik i narrativës së qeverisë shqiptare në lidhje me raportin e IBAR, duke ngritur pyetje mbi arsyet e vërteta të këtij ndryshimi qëndrimi. Ndërsa deri para pak muajsh miratimi i raportit shihej si një vijë finishi, tashmë rëndësia e tij po minimizohet, duke lënë të kuptohet se procesi i integrimit evropian të Shqipërisë ka hasur në një pengesë të madhe. Sipas deputetit demokrat Edi Paloka që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, arsyeja e këtij ngërçi nuk duhet kërkuar te 101 kushtet teknike të vendosura nga Bashkimi Evropian, por te një çështje specifike politike që mban emrin “Belinda Balluku”. Sipas tij, mosveprimi për këtë rast është kthyer në arsyen kryesore të bllokimit të negociatave. Qeveria, në përpjekje për të shmangur vëmendjen nga ky problem thelbësor, akuzohet se po përdor një taktikë diversioni, duke theksuar kushte të tjera si ato mjedisore. Kjo situatë është krahasuar në mënyrë ironike me një skenë nga filmi “Johnny Stecchino”, ku një mafioz ankohet se problemi më i madh i Palermos është “thatësira”, duke injoruar plotësisht praninë e mafies. Në mënyrë analoge, theksohet se “thatësira” e vërtetë e procesit të integrimit shqiptar nuk janë kushtet teknike, por çështjet e lidhura me pandëshkueshmërinë në nivele të larta politike. Sipas deputetit demokrat bëhet e ditur se presioni ndërkombëtar është rritur ndjeshëm. Përfaqësues të lartë të BE-së, dhe veçanërisht të qeverisë gjermane, raportohet se i kanë komunikuar qartë kryeministrit Edi Rama se pa një zgjidhje për rastin në fjalë, që përfshin dorëzimin e imunitetit, Shqipëria jo vetëm që nuk do të përparojë, por rrezikon të bëjë hapa pas në rrugën e saj evropiane. Ngecja aktuale në proces nuk është thjesht një vonesë, por një bllokim me pasoja konkrete që mund të çojnë në regresin e aspiratës evropiane të vendit vlerësoi Paloka. Flavio Qarri: Tani pyetja është e thjeshtë Paloka, për publikun që po na ndjek, le ta bëjmë sa më të thjeshtë që është e mundur. Çështja është, nëse IBAR-in deri nga dhjetori këta e trajtonin që do të ishte, le të themi kufiri i ri i vërtetimit të suksesit të tyre, pse këto muajt e fundit po thonë të kundërtën, që nuk ka asnjë lloj rëndësie në ecurinë për Bashkimin Evropian? Edi Paloka: Është kjo që sapo the ti Flavio, është e vërtetë, por është po aq e vërtetë që kufiri që caktove ti ka qenë deri me 12 maj. Sepse kishte nga ata, jo direkt Rama po, me ato mënyrat e tij që spinon domethënë nëpër media po me ndonjë figurë dytësore politike. Kishin lënë të kuptohej sikur me datë 12 raporti i IBAR do kalonte. Por thashë, duke përdorur kështu figura dytësore në mënyrë që mos dilte krejt bllf Rama. Rezultatin e pamë dhe pjesa që IBAR është i parëndësishëm apo ka edhe humore të tjera të kësaj qeverie, si ajo deklarata e kësaj komisioneres tonë për integrimin, që tha na ka vënë 101 kushte Bashkimi Evropian dhe më i rëndësishmi është ai i mjedisit, tha. Se kjo më kujtoi, më kujtoi një detaj, besoj Johnny Stecchino e kanë pare. Është ai detaji kur ky qytetari naiv që e luan Roberto Benigni, dy rolet, nga veriu shkon dhe e pret mafiozi në aeroport dhe ndërkohë që ecnin, ai i shpjegonte hallet që ka Palermo dhe ka një moment aty që i thotë, Palermo thotë, Palermitanët kanë një problem shumë të madh thotë, që e vuajnë por na e kanë nxjerrë dhe namin e keq në gjithë botën i thotë. Një problem domethënë që po na turpëron, që na ka bërë kështu e domethënë gjithë zezat dhe në fund i thotë, cili është ky problem? thotë. Është thatësira, i thotë ai. Domethënë, problemi që ishte kulmi i mafies në Palermo dhe ky i thotë kemi këtë problem e madh që është thatësira. Edhe puna e këtyre 101 kushteve që përmendëm këta, që tha mjedisi, sigurisht mjedisi është shumë i rëndësishëm. Por ne e dimë të gjithë se cila është thatësira e këtyre. Është Belinda Balluku, sepse tashmë e kanë marrë vesh edhe më të fundit e shqiptarëve dhe ata që nuk kanë fare lidhje me informacionin direkt, që arsyeja kryesore e bllokimit këtë herë të negociatave dhe të integrimit dhe bllokimi i raportit të IBAR ka emrin Belinda Balluku, që nënkupton Edi Ramën. Kësaj po përpiqet Rama t’i shmanget sa më shumë, e kemi parë në të gjithë daljet e fundit, që përveç se mbron Ballukun dhe aktin e tij në parlament, përpiqet të bëjë pastaj këtë që thatë ju, që ta bëjë sa më të parëndësishëm këtë hap të procesit të integrimit, pra miratimin e raportit të IBAR. Po e vërteta është që, nëse arrin me këta burokratët e Komisionit apo të Bashkimit Evropian të blejë ndonjërin këtu apo atje Rama, kur vjen puna pikërisht në këtë hap të procesit, siç është edhe miratimi i raportit të Ibar, ku vendosin shtetet, nuk pi më ujë “kosi”. Në këtë rast. Domethënë “kosi” mund të thotë ç’të dojë, mund të bëjë fletë, mund të nxjerrë fletë lavdërimi sa të dojë për Ramën aty, po nuk i pi ujë “kosi” në këtë rast tek shtetet, të cilët kanë informacionet e tyre, njohin realitetin dhe në fund fare vendosin ata. Nuk vendos as “Kosi”, as dikush tjetër nga këta që mban me rrogë Rama. Dhe këtu ka ngecur dhe këtu sigurisht do të ngeci Rama. Flavio Qarri: Tani, çfarë do të thotë të ngeci? Okej, e kuptoj pjesën e avancimit, e kuptoj pjesën e parakalimit të Malit të Zi, por a ka pasoja kjo ngecje konkrete? Edi Paloka: Sigurisht, pasojat janë jo thjesht vonesa, sepse po rithem një fakt që tashmë është thënë e stërthënë. Kur erdhi Kirschbaum, megjithëse nuk është dashur bërë publike me kërkesë të tij, po tash ajo është bërë publike. Kur erdhi Kirschbaum në Shqipëri apo dhe grupet e tjera, delegacionet e tjera të Komisionit Evropian, Bashkimit Europian, partive popullore, po sidomos përfaqësuesit e qeverisë gjermane, ja kanë thënë troç Ramës. Ramës dhe atyre të tjerëve mbas tij, si Taulant Balla e këta zarat që ka Rama që i mban ison. Nëse nuk lëshoni Belinda Ballukun, nëse dorëzoni imunitetin e Belinda Ballukut, jo vetëm do bllokohet integrimi, por do të ktheheni pas. Dhe kjo po ndodh…