Bushati: Rama me “një këmbë në varr”! Po bën çdo gjë për të shpëtuar lëkurën

Bushati: Rama me “një këmbë në varr”! Po bën çdo gjë për të shpëtuar lëkurën

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se përpjekjet e kryeministrit Rama për të shuar protestën duke e përçarë atë, janë të kuptueshme pasi ai sot është “me këmbë në varr”.

“Përballë kësaj proteste është kollaj ta kritikosh Ramën. Mendoj se në kushtet ku gjendet është reagim më i mirë i mundshëm. Ai ka kuptuar që çfarëdo të thotë, ka një numër masiv shqiptarësh që as nuk duan ta dëgjojnë. E ke parasysh, zihesh me njeri, një mik, bashkëshorten, dhe ajo të jep argumenta, ti thua vetëm boll më.

Si vepron një njeri që i bie në fytyrë shprehja boll më se nuk dua të të shoh me sy?

Rama po synon të përçajë ata që i thonë boll më se nuk të durojmë dot.

E dyta, po mundohet të krijojë një ndarje apo luftë civile midis një pjesë të shoqërisë dhe atyre që i thonë boll se nuk të durojmë dot më. A mund ta gjykojmë një njeri që është më një këmbë në varr? Çdo njeri në këto kushte do të bënte çështë e mundur për ta nxjerrë këmbën nga varri.

Rama është në mision të shpëtimit të lëkurës dhe i justifikohet çdo gjë në këtë situatë”, deklaroi Bushati.

Share it :