Bushati: Prokurori i SPAK ka vajtur të marrë dëshminë e Mirel Mërtirit në Vjenë! Do të dëgjojmë se kujt ia ka çuar lekët

Bushati: Prokurori i SPAK ka vajtur të marrë dëshminë e Mirel Mërtirit në Vjenë! Do të dëgjojmë se kujt ia ka çuar lekët

Analisti, Andi Bushati deklaroi se një prokuror i SPAK, ka vajtur në Vjenë për të marrë dëshminë e Mirel Mërtirit, i cili mendohet se ka treguar se kujt ia ka çuar paratë e inceneratorëve.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” Bushati tha se të arratisurit si Mërtiri apo Ahmetaj mund të flasin, ndërsa të tjerët si Veliaj nuk munden, pasi kërcënohen në burg.

“Mendoj se Veliaj është kalë i ngordhur, interesi i të cilit është të ruajë këto që ka. Prokurori i SPAK ka shkuar ti marrë dëshmitë Mërtirit në Vjenë. Kur je si Mërtiri i inceneratoëve apo Ahmetaj, ti flet. Kur je në qelitë e burgjeve të Ramës, shantazohesh të heshtësh. Do ti dëgjojmë ato të Mërtirit, se kujt ja ka çuar lekët.

Nuk ka rëndësi gjeografia e burgut, drejtori apo ministri. E rëndësishme është në burg mund ta kalosh jetën si në parajsë, si në burgun e Eskobarit, po mbrojte shefin. Nëse ti jep shenjë që do ti kundërvihesh shefit, ti ke këtë fat. Të vetmit të penduar për krimet e Ramës, janë ata që janë arratisur. Këta që Rama mban në qelitë e veta shantazhohen çdo moment, prandaj nuk flasin. Po folën edhe për Vuçiçin, i ndërrohet burgu. Pra i jepet sinjale, që ka edhe më keq, mund edhe të të vrasin në burg.

Nuk ka ambasadë të huaj që nuk e di se kush e ka urdhëruar vrasjen e Ervis Martinaj. Them vrasje shtetërore. Një njeri që vritet dhe shoqërohet nga uniform e policisë, e quaj vrasje shtetërore”, tha ndër të tjera Bushati.

Share it :