Bushati: BE na ka bllokuar negociatat sepse Rama ka zgjedhur Ballukun para integrimit

Bushati: BE na ka bllokuar negociatat sepse Rama ka zgjedhur Ballukun para integrimit

Gazetari Andi Bushati, i ftuar në edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, analizoi procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke theksuar se pengesat aktuale nuk lidhen me kapriçot e vendeve anëtare, por me vendimmarrjet e vetë qeverisë shqiptare.

Bushati u shpreh se, ndonëse Bashkimi Europian i ka dhënë Shqipërisë një ‘dritë jeshile’ për të vijuar procesin, qeveria fokusohet vetëm te aspektet pozitive, duke shmangur problemet thelbësore. Sipas tij, vendi po penalizohet për zgjedhje konkrete politike, duke përmendur si simbolikë vendosjen e interesave të Belinda Balluku përpara standardeve europiane

Ai theksoi se procesi i zgjerimit është kompleks dhe shpesh ndikohet nga qëndrimet e vendeve anëtare, por në rastin e Shqipërisë, shqetësimet e ngritura nga shtete si Gjermania, Hollanda dhe Suedia janë të lidhura me çështje konkrete që varen nga vetë autoritetet shqiptare

Siç bëjnë fakt të gjithë politikanët e botës, ë, e vënë theksin logjik te pjesa që, ë, te pjesa pozitive. Pra që komisioni na, neve na ka certifikuar, na ka hapur dritën jeshile për të vazhduar, më tej, dhe nuk pranojnë thelbin e gjësë.

Unë e kuptoj që procesi i zgjerimit është shumë i vështirë, që shpeshherë edhe në qoftë se ti je perfekt, që askush s’është perfekt, disa vende anëtare mund të bëhen pengesë e të tjerë e të tjerë. Por këtu duhet kuptuar që nuk është problemi te kapriçot e vendeve anëtare. Për shembull mund të ngrihej Greqia për minoritetin, për Belerin.

Ne po penalizohemi për zgjedhjet që kemi bërë. Dhe zgjedhja është Balluku përpara Bashkimit Europian. Dhe kjo është e vërteta e madhe që mundohet ta fshehë gjuha e drunjtë e qeverisë. Edhe kur pranojnë diçka të vogël, këtë e bëjnë për të fshehur atë më të madhen dhe më të rëndësishmen.

Në fakt unë shpeshherë kam qenë shumë kritik me ambasadorët edhe nganjëherë tani vonë e kam kuptuar që edhe unë mund të kem qenë më, pak më radikal, sepse ambasadorët që vijnë në vendet respektive nuk janë arbitra që thonë të vërtetën. Puna e tyre është ta mbajnë mirë me qeverinë.

Aq më tepër në këtë rast ambasadori i Bashkimit Europian, siç ashtu siç thamë dhe në pyetjen tjetër, është përfaqësuesi i komisionit, jo i vendeve anëtare. Dhe komisioni Shqipërisë ia ka dhënë dritën jeshile. Pra, në një farë mënyre ambasadori Gonzato bën pjesë te ai ekip që do ta shtyjë gjënë përpara.

Dhe ne problemin nuk e kemi as me Gonzaton, as me komisionin. Ne e kemi me Gjermaninë, e kemi me Hollandën, e kemi me Suedinë që i kanë ngritur këto çështje, që varen vetëm nga ne, vetëm nga dëshira për të mbrojtur Ballukun. Kështu që, ambasadori nuk duhet të marrë si një arbitër që na thotë të vërtetën. Në këtë proces, ambasadori është palë. Sepse ka, në momentin kur jemi ne tani…

Kur e kisha patjetër do mbronte anën e qeverisë. Por në këtë rast kur them është palë, është palë se situata tani në raport me negociatat është që komisioni thotë, komisioni europian, pra qeveria e Bashkimit Europian thotë Shqipëria duhet të shkojë përpara.

Vendet anëtare thotë jo, ne nuk jemi të bindur. Dhe ambasadori nuk ka monopolin e të vërtetës, se është tek ai grup i europianëve që thonë po, Shqipëria i ka kushtet e mbushura dhe duhet të shkojë përpara. Problemi është, këto vende që po bëhen pengesë, po bëjnë kapriço apo ju kemi dhënë ne një gur në dorë për të na qëlluar prapa, meqë ishte çështja e gurit’, theksoi Andi Bushati gjatë bisedës në SYRI TV.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :