Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje! Po Tiku i burgjeve a di gjë?

Gazetari Artan Hoxha, ka ndarë pamje nga qelia e burgut të sigurisë së lartë në Peqin, ku duken ambiente luksoze me të gjitha pajiset e nevojshme si televizor, ambiente gatimi etj.

I ftuar këtë te premte në Euronews, Hoxha tha se arredimi është bërë me detaje teksa në video shihet edhe tavani i ambientit i zbukuruar me gips. Hoxha theksoi se ka parë investime në burg të bëra nga personazhe të botës së krimit, por asnjëherë në një nivel të tillë duke e cilësuar si të pabesueshme.

“Kemi një video, ka edhe audio. Kjo është një qeli burgu. Në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. U them protestuesve ta shikojnë këtë videon kur bërtasin “Rama në burg, Berisha në burg”, duhet të kenë parasysh që mund të gjejnë edhe këto ambiente në burg. Po them unë, hotele nuk ka rastisur të këtij niveli dhe ky lloj arredimi. Shikoni si është dhoma e gatimit aty, dollapët, edhe punimet, shikoni se është shumë interesante.

Unë kam parë investime në burg të bëra nga personazhe të botës së krimit, por të këtij niveli mu u duk e pabesueshme. Pra, kjo këtu është dera, dera e qelisë. Dera e qelisë dhe ai kuadrati, dritarja që sheh gardiani. Aq i lejohet gardianit, s’hyn brenda. Tani, kur kalon videoja në krahun tjetër, këtu te dritarja shikoni hekurat e qelisë.

 Pra, kjo është qeli në regjimin e brendshëm të burgut të sigurisë së lartë të Peqinit. Pra, siguri e lartë, nuk është një kamp i zakonshëm. Ky personi që është i dënuar, është i burgosur, ky ka bërë videot. Po nuk është qelia e tij.

Kjo është qelia e një personazhi shumë të rëndësishëm të botës së krimit, të narkotrafikut, të lojërave të fatit”, tha Hoxha ndër të tjera.

Deklarata e Hoxhës vjen në një kohë kur drejtori i Burgjeve Adriatik Kupi, njofton kontrolle të vazhdueshme në qelitë e institucionit të sigurisë së lartë, ku thotë se ka sekuestruar telefona e televizorë, por a e ka parë ai këtë investim në qelitë e burgut?

Share it :