Bujqësia në harresën e qeverisë/ Berisha: Qeveria ka vendosur një sistem taksimi armiqësor ndaj fermerëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për braktisjen e bujqësisë në të gjithë vendin. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me drejtuesit e departamenteve në PD, Berisha tha se qeveria ka vendosur një sistem taksimi armiqësor ndaj fermerëve.

Ai porositi drejtuesin dhe anëtarët e departamentit të bujqësisë në PD, që të evidentojnë të gjitha problematikat e fermerëve në të gjithë vendin, dhe të hartojnë një program ku i ofrohet ndihma më e mirë.

Berisha: Ata e ndjejnë braktisjen. Kudo që shkon në fshat, sirenat e braktisjes bien. Programi ynë duhet t’i shpjegohet atyre në mënyrë bindëse. Duihet bërë gjithçka që ata të mbajnë një qëndrim. Rrallë ka pasur qëndrime nga fermerët. Nëse ka grupe apo grup të cilëve u shkelmohet në mënyrën më të pakonceptueshme interesat. Ju të merrni vetëm sistemin e taksimit, është armiqësor sistemi që kanë vendosur ndaj fermerëve. Nuk ka pushtues që e vendos atë sistem. Nuk arrij ta konceptoj se si mund të sillen në këtë mënyrë.

Mos të them zero investime. Për të mos thënë dëmtimin e madh të prodhimit për shkak të sjelljes së prodhimit serb në Shqipëri. Departamenti juaj duhet të përfshijë njerëz që e duan zhvillimin e bujqësisë. E kanë të qartë se aty është një potencial shumë i madh. Është një fushë e braktisur. Vetëm me deklarata mbahet. Kështu që do bëni gjithçka për të identifikuar në rrethe, për të ngritur këto departamente, për të vendosur bashkëpunim. Takime, konferenca, ëorkshope. Çfarë të keni mundësi. Është një fushë e rëndësishme.  Në fshat, janë 30-40% e popullatës.

Share it :