Bujqësia jepet me qira/ Shpopullimi nxjerr tokat në treg

Pavarësisht se ulliri dhe vreshtaria janë dy kultivarë që nuk kanë nevojë për shumë shërbim, duket se mungesa e fuqisë punëtore, emigrimi dhe lënia e tyre në dorë të të moshuarve, ka bërë që një pjesë e mirë e parcelave të dalin në tregun e qirave.  Referuar portalit të fermerit, ku janë të listuara tokat bujqësore që  jepen me qira në të gjithë vendin, duket se një peshë të konsiderueshme zënë ullishtet dhe vreshtaria, pavarësisht se të dyja sjellin fitime të konsiderueshme për fermerët.

Konkretisht, në total janë 4385 parcela të listuara për qira, pjesën më të madhe e zënë tokat arë, rreth 2768 parcela duke qenë se për arsye të ndryshme, ku përfshihet emigrimi, janë lënë djerre dhe dhënia me qira u jep mundësi për të krijuar të ardhura fermerëve kudo që ndodhen.

Ndërkohë që numërohen 648 parcela me pemëtore, 557 parcela me vreshta dhe 412 ullishte me sipërfaqe të ndryshme të cilat janë në tregun e qiradhënies. Sa i takon ullishteve, shumica prej tyre gjenden në Berat, Fushë-Krujë, Durrës, Kuçovë, Përmet dhe Vlorë. Ndërsa pjesa më e madhe e vreshtave gjenden në Berat, Kurbin, Lezhë, Përmet dhe Vlorë.

Së fundmi, ulliri është konsideruar si një ndër kultivarët më me përftim për fermerët, duke qenë se kërkesa është orientuar drejt prodhimit vendas të vajit të ullirit dhe po ashtu, bumi turistik ka bërë që kjo kërkesë të jetë më e lartë. Nga ana tjetër janë hapur dyert edhe për eksport, kryesisht me Italinë.

Scan tv

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.