Britney Spears vjen ndryshe..

btitneyP​asi u nda nga i dashuri i saj David Lucado, ajo po bën disa ndryshime të dukshme. Këngëtarja 32-vjeçare Britney Spears është shfaqur në Gjermani me një look ndryshe ku edhe po promovon linjën e saj të veshjeve intime “The Intimate Collection”. Me flokë të shkurtër bjondë dhe me veshje të bardhë, Britney dukej më e bukur se kurrë, teksa pranë saj qëndronin topmodelet. Ajo siç duket e ka kaluar ndarjen me Lucadon pasi është parë mjaft e qeshur dhe në superformë.

 

Sofia Vergara: Ja si e bëra për vete Joe Manganiellon

sofia​Njëra ndër femrat më të bukura në botë, aktorja hollivudiane Sofia Vergara, ka zbuluar se si e ka bërë për vete të dashurin e saj Joe Manganiello, i cili njëkohësisht njihet edhe si mashkulli më i dëshiruar në industrinë e filmit dhe botës së artit në Hollivud…

Është pa dyshim njëra ndër femrat më të bukura në botë, por edhe ajo përdor metoda të ndryshme për ta bërë një mashkull për vete. Bëhet fjalë për aktoren Sofia Vergara, e cila në një emision ka zbuluar shumëçka, ku ndër të tjera nuk ka lënë pa treguar edhe për parfumin e saj, por edhe të dashurin. “Gjithçka lidhet me parfumin, më besoni në këtë mënyrë e kam bërë për vete edhe Joe Manganiellon”, – ka thënë Sofia. Ndërkaq moderatorja e emisionit Meredit Viera ia ka treguar aktores fotografinë e Joe i cili e ka analizuar Sofian në një ngjarje, derisa ende nuk ishin në lidhje, ndërsa Vergara aso kohe ishte e fejuar me Nick Loeb. E për këtë fotografi, aktorja është shprehur. “Qesharake është, pasi që unë as nuk e kam ditur çfarë po ndodh, derisa kam filluar të dal me të. Edhe mua ma kanë dërguar këtë fotografi”, – ka thënë bukuroshja kolumbiane, duke shtuar. “Unë ja kam treguar këtë foto dhe ai e ka pranuar që më ka vështruar. Unë nuk e kam ditur që ai ishte pas meje. Shumë qesharake”, – ka thënë ajo.

 

Zhgënjen Lindsay Lohan

Lindsay Çdo ditë e më shumë Lindsay Lohan lë për të dëshiruar, ndërsa tek ajo janë rrënjosur problemet që ka pasur me alkoolin. Në verë, ajo është fotografuar nga paparacët duke dhënë një pamje të shëmtuar, teksa ajo ndodhej në gjendje të rëndë. Duket se këtë situatë ende nuk e ka kaluar, ndërsa gjatë një shfaqje ajo ka harruar tekstin, duke zhgënjyer të pranishmit. Performanca e aktores Lindsay Lohan ka qenë zhgënjyese, teksa interpretoi në spektaklin “Speed the Plow” të David Mamet. Sipas “The Daily Beast”, një grua kishte bërtitur mes interpretimit: “O Zot, sa e turpshme!”

 

Barbra Streisand bën histori në top-listat amerikane

barbra Barbra Streisand është bërë artistja e parë që siguron vendin e parë me albumet e saj në këto 6 dekadat e fundit. Vetëm Beatles, Jay Z dhe Bruce Springsteen kanë mbërritur që të kenë albumet në vendin e parë. Sipas Billboardit, albumi i saj “Partners” deri në fund të javës është shitur në 196.000 kopje. Streisand siguroi vendin e parë me albumin “People Came” në vitit 1964, duke vazhduar me “The Way We Were” (1974), “The Broadway Album” (1985), “Back to Broadway” (1993), “Higher Ground” (1997), “Love is the Answer” (2009) dhe “Partners” (2014).

 

Ndahen Khalifa-Rose

rose Çifti i njohur Wiz Khalifa dhe Amber Rose kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre. Sipas “TMZ”, manekinia tashmë ka nisur një proces të shkurorëzimit dhe rastin e ka çuar në gjykatë. Mediat spekulojnë se Rose ka pasur një lidhje më ish-burrin e Mariah Careyt, Nick Cannon, pasi ajo është angazhuar te kompania e tij. Në ndërkohë, spekulimet tjera thonë se i pari e ka bërë tradhtinë Khalifa, prandaj po pason ndarja. Amber dhe Wiz janë në lidhje që nga korriku i vitit 2013 dhe kanë një djalë së bashku.

 

 

 

 

Share it :