Borxhi ndaj OSHEE-së ka marrë një tjetër jetë njeriu. Ngjarja ka ndodhur në Sauk në rrugën “Shefqet Nroqi” në Tiranë. Viktima është 50-vjeçari Hari Doda, i cili i ka dhënë fund jetës rreth orës 17:00 të ditës së djeshme. Ai ka qëlluar veten me armë zjarri në banesën e tij. Ka qenë bashkëshortja e viktimës e cila ka thënë se “ai i ka dhënë fund jetës për shkak tyë borxhit ndaj OSHEE-së dhe kohët e fundit gjendja e tij ishte rënduar për shkak të ndërprerjes së energjisë”. Familja Doda, mësohet se prej kohës ishte në presion të vazhdueshëm nga punonjësit e OSHEE të cilët iu kërkonin shlyerjen me çdo kusht të debisë që kishte. Fqinjët shprehen se situata në të cilën ndodhej kryefamiljari ishte e bërë e padurueshme edhe për ata, jo vetëm për viktimën. Ata shprehen gjithashtu se punonjësit e OSHEE-së ishin përditë në oborrin e kësaj shtëpie duke ia kthyer jetën në një ferr të vërtetë. I papunë, baba i dy fëmijëve, pa asnjë të ardhur veç pensionit të nënës së tij ai ka për si zgjidhje të fundit, vetëvrasjen në ambientet e shtëpisë. Deri më tani në vendin e ngjarjes nuk ka mbërritur asnjë grup hetimor.




