Borxhet i bllokojnë klipin e ri Dafina Zeqirit

dafina-zeqiriPak ditë pas publikimit të videoklipit më të ri, Dafina Zeqiri është përballur me një incident aspak të këndshëm. Ndonëse nuk ka shumë ditë nga publikimi i këngës “Ndjenjë tjetër”, këngëtares i është bllokuar klipi për shkak të borxheve. Fatkeqësisht, e kaluara problematike e këngëtares me ish-menaxherin Besfort Hasanaj është rikthyer sërish në një problem. Nëse klikon në kanalin muzikor “Youtube”, kënga e Dafinës nuk dëgjohet as në versionin audio, madje ekziston një version ku shkruhet “Paguaj borxhin”.

 

Kërcimi në lagje i Armina Mevlanit

armina adoleshenteArmina Mevlani çdo ditë e më shumë po na surprizon. Pas bërjes publike të dashurisë së saj të re dhe fotove të pushimeve të çmendura, tashmë ajo ka publikuar në Instagram një video ku me një mikeshën e saj është duke kërcyer. Çdo gjë duket se është e mirëmenduar, pasi edhe koreografia është në sinkron të plotë me këngën që po këndojnë dy bukuroshet. Të veshura sport teksa ndodhen në lagjen e saj, Armina e ka shijuar shumë kërcimin e këngës së Britney Spears “Baby one more time”, të cilën e ka postuar në Instagram.

 

Tuna me fotosesionin e ri hedh poshtë fotomontazhet

tunaSuperylli shqiptar, Tuna, ka publikuar së fundmi në rrjetet saj sociale një seri të fotografive, që besohet se është një fotosesion, e të cilin ajo e ka titulluar “Pardon”. Tuna, e cila verës publikoi videoklipin “MMV”, që u shpall hiti i kësaj vere me më së shumti klikime, ka punuar në fotosesionin e ri. Këngëtarja ka qenë pre e disa fotomontazheve që janë publikuar nga disa media shqiptare, e që thuhej se vinin nga Dhërmiu, ku këngëtarja ka kaluar dy ditë teksa ka mbajtur aty edhe koncerte në kuadër të Fenix Tour 2. Këto fotomontazhe e shfaqnin Tunën në një tjetër fytyrë dhe jo si ajo është vërtet, e po ashtu me bark të fryrë, që shtoi zërat për një shtatzëni. Por, se këto ishin vetëm fotomontazhe, këtë e kanë vërtetuar fotot e fundit që ajo i ka titulluar “Pardon”, e që hedhin poshtë kategorikisht fotomontazhet, sepse Tuna shfaqet ne top formë me një trup tejet atraktiv dhe e zjarrtë në fytyrë falë shikimit mjaft të bukur.

 

Enca, punë dhe qejf në turne

enza Enca Haxhia është një vajzë plot energji dhe këtë e tregojnë disa pamje të publikuara nga ajo në rrjetet sociale. Këngëtarja është në një turne evropian nëpër disa vende të Evropës ku ka shqiptarë. Por ajo po e shfrytëzon këtë udhëtim edhe për të bërë qejf. Enca është shfaqur e shoqëruar në këtë udhëtim edhe me këngëtarë të tjerë si Capital T ose Noizy, me të cilët ka gjetur kohë të argëtohet, momente të cilat i ka postuar edhe në Instagram. Bukuroshja seksi ka postuar në Instagram edhe dy video, një para se të niset për në koncert dhe një tjetër ku duket zgjuar në orët e hershme të mëngjesit, pas kthimit nga koncerti.

 

Elita 5, fitues të “Zhurma Show 2014”

elita-5-fitues-t-euml-zhurma-show-2014_hd Rok grupi legjendar shqiptar, Elita 5, janë fitues të çmimit të madh të “Zhurma Show 2014”. Edicioni i 10-të i “Zhurma Show” që u mbajt në Gjilan priti këngëtarë të shumtë, por jo edhe top emrat e estradës. Në këtë spektakël munguan yjet e Babastars, Tuna, Ledri Vula, Dafina Zeqiri, Elvana Gjata, Flori dhe emra të tjerë. Sidoqoftë, shumë çmime u ndanë në këtë organizim nga Zico TV, i dhjeti me radhë, që pati për prezantuesen e njohur, Alba Morinën. Ndër çmimet e rëndësishme që u fituan vlen të përmendet ai i internetit nga Noizy, teksa kënga më e mirë u shpall “Nëse m’Don Ti” nën interpretim të Ledrit, Blunt dhe Real 1. Albumi më i mirë u shpall ai i Elita 5, “Mohikani i Fundit”, teksa çmimin e madh e fitoi po ashtu rok grupi nga Tetova, me projektin hit, “Më Fal”.

Share it :