Bordi rrit çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në mbledhjen e zhvilluar më 14 prill 2026, duke reflektuar ndryshimet në tregjet ndërkombëtare.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 është caktuar në 215 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 203 lekë për litër. Ndërkohë, për benzinën çmimi maksimal në pakicë do të jetë 178 lekë për litër dhe 166 lekë për litër në shumicë.

Çmimet e reja hynë në fuqi ditën e sotme, më 14 prill, në orën 15:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.

Autoritetet u kanë bërë thirrje operatorëve të tregtimit të nënprodukteve të naftës të zbatojnë me rigorozitet këtë vendim, duke paralajmëruar masa të rrepta në rast shkeljesh, deri në pezullim të aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, thekson angazhimin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :