Bordi Ramës vijon shtrenjtimin e naftës
Nafta është rritur sërish në vend, duke arritur në 206 lekë për litër, sipas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës. Ndërkohë, çmimi i benzinës është caktuar në 181 lekë për litër.
Vijon rritja e çmimit të naftës për shqiptarët nga qeveria, ndërkohës që nuk ka asnjë masë për lehtësimin e rritjes së kostove që sjell kjo në ekonominë e çdo familje shqiptare.
Vendimi është marrë në mbledhjen e datës 26 prill 2026 dhe hyn në fuqi menjëherë, duke filluar nga ora 14:00 e së njëjtës ditë. Çmimet do të mbeten në fuqi deri në një njoftim të ri nga Bordi.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin (standardi SSH EN 590) nuk duhet të kalojë 206 lekë/litri, ndërsa ai me shumicë 194 lekë/litër. Për benzinën, çmimi maksimal me pakicë është 181 lekë/litri dhe 169 lekë/litër me shumicë.




