Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Nafta dhe benzina kanë pësuar rritje. Nafta do të shitet në të gjitha pikat e karburanteve me 229 lekë/litri, duke u rritur me 10 lekë. Sipas vendimit më të fundit benzina shitet me 203 lekë/litri, ndërsa gazi me pakicë 78 lekë.
Bordi i Transparencës bën me dije se ndryshimet e sotme vijnë si rezultat i lëvizjes në bursë. Këto çmime do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e radhës të bordit.
Njoftimi i plotë:
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 29 Shtator 2022, janë si rezultat i levizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran, ku rritja vjen për shkak të rritjes së faktoreve :
1. Gazoil rritja në bursë +68 usd ton nga data 26 Shtator.
2.Benzina rritja në bursë + 60 usd nga data 26 Shtator.
3.kursi dollarit nga + 1.63 pikë nga data 26 Shtator kur ishte mbledhja e fundit e bordit.
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 229 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 217 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).




