Boçi: Kullat në Pogradec po i ndërton investitori që e kemi kallëzuar dy herë në SPAK për godinat në Tiranë

Nënkryetari i PD Luciano Boci në deklaratën e tij për mediat tha se Rama se investitori që po ndërton kullat në Pogradec është person ii cili PD e ka kallëzuar dy herë në SPAK për godinat në Tiranë.

“Po sjell edhe dy fakte interesante për mediat sepse duhet të bëjmë edhe sqarimet përkatëse.

Ndoshta na akuzojnë ndonjëherë se jemi kundër biznesit. Jo, aspak, PD është parti e djathtë e përkrahjes dhe mbështetjes së biznesit, por biznesit të ndershëm dhe jo klientelës pranë kryeministrit që abuzon me hapësirat publike dhe ndikimin e kryeministrit.

Investitori në fjalë që ka projektuar ndërtimin e këtyre kullave është i kallëzuar në SPAK për 7 katet pa leje në sheshin Skënderbej dhe për kullën në godinën e ish-Policisë Bashkiake të Tiranës, të marrë në kundërshtim me të gjitha ligjet si leje ndërtimi po nga ky ndërtues.

Dhe për këtë rast është i kallëzuar nga SPAK nga zoti Belind Këlliçi. Pra ka dy kallëzime në SPAK.

Këta janë investitorët strategjikë që Rama i stimulon dhe që Rama i përdor dhe me të cilët bashkëpunon për të rrëmbyer hapësirën publike dhe për ta përdorur në ato forma që unë parashtrova.”

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.