Sali Berisha nuk ishte prezent në seancën kur Ben Blushi ashpërsoi akuzuat ndaj Qeverisë, duke e fajësuar se po qeveris njësoj si ish-kryeministri.
Blushi hedh poshtë akuzat se me kritikat e tij ndaj Qeverisë po riciklon tezat e opozitës. Inerci e qeverisjes berishiane, është replika e tij për ekzekutivin Rama.
Ajo që i duket e papranueshme, është mungesa e përpjekjes së Qeverisë për të rikthyer shpresën te shqiptarët.
Ka edhe të tjerë jashtë qeverisë që nuk i kanë kursyer replikat me të.
Pasi i qetësoi kolegët se kritikat ndaj qeverisë nuk të rreshtojnë në krah me Berishën, kërkoi prej socialistëve që të mos e lënë vetëm
Blushi ka ndërmend të flasë përsëri. Frymëzimin thotë se gjen të aftësia e shumicës për të korrigjuar veten dhe merr si shembull heqjen e sekuestros së banesave për debitorët e energjisë elektrike. Një padrejtësi, sipas tij, që do të goditste më të varfërit.
Pakënaqësitë e deputetëve të majtë bënë që seancën e kaluar të shtyhej miratimi i ligjit për energjinë. Ai u aprovua në seancën e fundit pas ndryshimeve që vetë mazhoranca i bëri draftit, duke hequr masën e sekuestrimit të banesës për debitorët familjarë.




