Blushi, kreut të KLGJ: Vendimi juaj për të mos ndërhyrë në konfliktin GJKKO-Avokati, është bashkëfajësi
Deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka zhvilluar një debat me kreun e KLGJ ne lidhje me bojkotin që avokatët po zhvillojnë.
‘Vendimi juaj për të mos ndërhyrë në konfliktin GJKKO-Avokati, është shmangie e detyrimit kushtetues dhe bashkëfajësi’, ka thënë Sekretari i përgjithshëm i PL.
Blushi: Së pari, doja të pyesja dhe do doja një përgjigje shteruese nga Kryetari i KLGJ-së.
Në rast se askush nuk do ta ankimojë këtë vendim në Këshillin e Gjykatës, në gjykimin tuaj cfarë do të ndodhë dhe cfarë do të bëjë KLGJ në këtë rast?
Askush nuk ankimon, sepse për të dyja palët ndoshta ka interes të zgjasë ky konfikt, për arsye në gjykimin tim politike, por pa dashur ti paragjykoj në këtë Komision arsyet edhe pse jam i bindur që arsyet e mirëfillta janë vetëm politike.
Pra në rast se askush nuk i adresohet Këshillit të Gjykatës me ankimim, KLGJ do vazhdojë të qëndrojë spectator në këtë konfikt?
Sepse ky konflikt mund të ishte evituar që në 17 Korrik kur u miratua rregullorja.
Së dyti, dua t’ju kujtoj detyrimin Kushtetues që keni për garantimin e mbarëvajtjes së Sistemit Gjyqësor.
A po e përmbushni ju këtë detyrim Kushtetues?
Së treti, a mendoni se jo vetëm një reagim publik nga ana juaj, por një ndërhyrje konkrete nga ana juaj në këtë rast, a e keni vlerësuar ju, a e keni marrë ju në shqyrtim këtë rregullore të kësaj gjykate?
Si ka mundësi që GJKKO shkalla e parë e ka rregulloren tjetër dhe GJKKO e Apelit ka një rregullore tjetër?
A mund të ketë drejtësi dhe një proces të rregullt ligjor në një shtet të së drejtës, ku procesi gjyqësor zhvillohet pa avokat?
Dhe a duhet të qëndrojë indiferente KLGJ kur proceset gjyqësore zhvillohen pa avokat?
A mos po rikthehemi në Diktaturë, sepse i vetmi dallim mes një sistemi Autoritar Diktatorial dhe një Demokracie Kushtetuese në raport me Drejtësinë Penale, është fakti që garantohet e drejta e mbrojtjes efektive.
Në këtë rast po u mohoet dhjetra e dhjetra qytetarëve, sepse avokatët dodhen midis dy zjarreve, heqjes së licencës nga njëra anë dhe gjobës nga gjykata në anën tjetër.
Ky konflikt mund të zgjasë dhe tre vjet, ju do qëndroni spektatorë?
Dhe pyetja e fundit është , a shtron kjo situatë si domosdoshmëri dhe a mendoni ju që Kuvendi duhet të ndërhyjë duke propozuar një ndryshim ligjor?
A duhet ndryshuar ligji për avokatinë, a e mendoni ju këtë si alternativë?




