Policia ka bllokuar katër kamiona me dru janë bllokuar gjatë natës së djeshme në zonën e Elbasanit. Aksioni është kryer nga Policia Pyejore në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe për pasojë mësohet se janë shoqëruar disa persona.
Dyshohet se ata janë gjetur pa dokumenta. Policia po vijon hetimin për këtë rast.
Kujtojmë se prej kohësh, anëtari i kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi ka denoncuar me foto shkatërrimin e pyjeve në zonën e Librazhdit për shkak të prerjeve pa kriter të pemëve duke hedhur akuza të drejpërdrejta mbi deputetin Taulant Balla.




