Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, e cilësoi presidentin rus Vladimir Putin një “kriminel lufte”.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Kremlinit duke theksuar se deklaratat e Biden janë të papranueshme.
Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se komentet e Biden ku e cilëson Putin një kriminel luftë janë një ‘retorike e papranueshme dhe e pafalshme, shkruan “The Guardian”.




