“Bestytnitë e 31 dhjetorit”. Ja çfarë duhet të bëni për të pasur fat gjithë vitin!

Besoni ose jo tek supersticionet, natën e ndërrimit të viteve të gjithë mundohemi t’i ndjekim këto
“rregulla” sepse në mendjen tonë kemi krijuar një besim të verbër se dita e 31 dhjetorit mban shumë të
veçanta brenda saj, madje edhe pak magji.

Në fakt, supersticionet e natës së ndërrimit të viteve janë
mbledhur nga besimet pagane por më pas edhe nga besimet e konsoliduara si ato myslymane dhe të
krishtera.

Ja 10 bestytnitë më të pranuara ndërkombtarisht për natën e sotme. Nëse edhe ju mendoni
se ato sjellin fat, mos ngurroni t’i provoni.

1. Puthni dikë që doni shumë në çastin e ndërrimit të viteve për ta pasur një vit plot me dashuri.
2. Konsumoni thjerrza për fat të mirë dhe gjethe jeshile sallate për të pasur më shumë para vitin që vjen.
3. Sigurohuni që gotat të mos i keni bosh kur akrepat të shënojnë 00:00 sepse kjo ju sjell një vit me
ekonomi aspak të mirë.
4. Mos largoni asgjë nga shtëpia (as plehrat) në datën 1 janar sepse largoni kështu fatin tuaj.
5. Mos pastroni apo fshini shtëpinë në datën 1 janar sepse largoni fatin.
6. Pak minuta para mesnatës hapini të gjitha dyert dhe dritaret për të larguar të gjithë energjinë e keqe të
vitit që po lëmë pas.
7. Konsumoni 12 kokrra rrush kur akrepat të shënojnë 00:00.
8. Mos lini asnjë borxh nga viti i kaluar.
9. Mos derdhni lot për asnjë arsye!
10. Në orën 00:00 duhet të keni patjetër një ëmbëlsirë në tryezë

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :