Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lëshuar akuza të reja ndaj Olta Xhaçkës, për kohën kur ajo ishte ministre e Mbrojtjes.
Gjatë fjalës në parlament, Berisha u shpreh se, Xhaçka me bashkëshortin Artan Gaçi kanë luajtur kontrabandën e armëve, në kohën kur deputetja e PS-së ka qenë ministre.
Berisha: Gjuha që përdoret këtu nga deputetët e Padrinos është forma më e lartë e korruptimit të gjuhës.
Është akti më i rëndë i korrupsionit jo vetëm të gjuhës, por edhe të mendimit.
Është krim që transmetohet nëpër medieve në mbarë Shqipërinë.
Shikoni mor zotërinj, këta asgjësojnë 15 bashki, prej të cilave ka me performancë shumë të mirë.
Prej të cilave ka me ekipe, me aktivitete kulturore të shquara.
Ka me ekipe sportive të rekordeve botërore.
Prej të cilave ka komunitete me rezerva botërore hekuri dhe nikeli siç është Përrenjasi, siç është Klosi me kromin.
Prej të cilave ka performancë më të mirë se këto ekzistueset.
Dhe këtu dilni këtu e bëni avokatinë më të turpshme.
Por problemi është se termat që përdorni këtu janë një përdhosje e plotë e gjuhës shqipe.
Termat që përdoren këtu janë përdhosja më e madhe pasi përdorni fjalët e kësaj gjuhe të bukur për t’u fshehur realitetin shqiptarëve, për t’u shitur me fjalët tuaja të korruptuara një realitet që nuk ekziston.
Për të mbrojtur aferat tuaja korruptive.
Ku është kjo Xhaçka?
E morët vesh apo jo, në kohën që ka qenë ministre Mbrojtje, ka luajtur kontrabandën.
E morët vesh apo jo?
Prandaj o qytetarë shqiptarë sot vjen e voton verbërisht se mbron kontrabandën e armëve që ka zhvilluar me të shoqin.
Jo, një minutë, se kjo është një çështje e madhe shumë se unë po e ndjek, por kjo nuk shkon kështu.
Se këta i detyron të dalin ai, i detyron… po sigurisht të detyron ty, po mor po, se ty peng të morën Troplinët që kur të vunë ty në Portin e Durrësit.
Pa le më aty tek armët të çuan kontrabandistët ty.
Prandaj si ka mundësi të silleni në këtë mënyrë?
E përfundoj unë fjalimin, por nuk përfundojnë këta mashtrimet.
Mashtrimet e tyre nuk përfundojnë kurrë!




