Berisha: Vrasjen e Martinit duan ta mbulojnë me Tik Tokun, të gjithë t’i bashkohen protestës së thirrur për të

Kryetari i PD, Sali Berisha, u ndal edhe njëherë te vrasja tragjike e 14-vjeçarit, Martin Cani në derën e shkollës ‘Fan Noli’, duke bërë thirrje për t’ju bashkuar protestës.

Berisha, gjatë fjalës në tubimin në mbështetje të tij që zhvillohet te “Rruga e Shpresës” tha se, vrasjen e Martinit duan ta mbulojnë me Tik Tokun, të gjithë shqiptarët ti bashkohen protestës së thirrur për të.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më miqësore më të përzemërta, ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, pararendës të fitores së opozitës shqiptare.

Ju guximtarëve të pamposhtur që mbroni kauzën e drejtë të çdo qytetari.

Mirënjohjen e pakufishme ndaj oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë, që shpërndajnë, përhapin në të katër anët e vendit, të vërtetat që përpiqet me vellon e zezë të censurës, ti fshehë regjimi i Edi Ramës, me fjalën e tyre frymëzojnë shqiptarët.

Të dashur miq!

Unë dua ta nis edhe njëherë me një përshëndetje miqësore për ata qindra e qindra qytetarë nxënës, studentë, prindër që protesuan sot para Ministrisë së Arsimit për vrasjen makabre në duart e shkollës, në gjirin e shkollës, të engjëllit, yllit 14-vjeçar të asaj shkolle, të familjes, të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, Martin Cani.

Krimin e shëmtuar ndaj të cilit, propaganda e shpifur qeveritare përpiqet ta mbulojë me Tik Tokun, me Snapchatin, përpiqet të laj duart, paçka se përgjegjësia është direkt e shkollës, e ministrisë e mbi të gjitha e atyre të cilët e kanë shndërruar Shqipërinë në protektorat të krimit.

Atyre që qeverisin këtë vend së bashku me krimin, si një sipërmarrje kriminale, në të cilën krimi godet në çdo vend, në çdo zyrë, në çdo shkollë, në rrrugë, në çdo shesh dhe kudo.

Ata kanë thirrur një protestë tjetër të mërkurën. Ftoj mbarë shqiptarët tu bashkohen atyre.

Ai që nuk proteston për Martin Canin, nuk proteston as për fëmijën e tij, prandaj është një rast për të treguar veten qytetar, është një rast për të treguar veten nënë, baba, prind, vëlla, motër, për të ju përgjigjur thirrjes së shpirtit të 14-vjeçarit që shkoi në shkollë dhe i morën jetën me çantën e librave në shpinë”, tha Berisha.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.