Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar aktet çnjerëzore të policëve të shtetit ndaj një të riu në momentin e ndalimit të tij.
Me anë të një video të publikuar në Facebook nga ana i ish-kryeministrit Berisha dallohet qartë dhuna që ushtrojnë policët ndaj një të riu duke e përplasur dhe shtrirë në mes të rrugës, në tejkalim të skajshëm të kopetencave të tyre.
Urrejtje shtazore ndaj të rinjve nga banditë me uniformë të Rama-Çuçit. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt çnjerëzor të tyre!’, shkruan Berisha në Facebook.
Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, 32 vjeçari nga Tirana Lear Kurti u vra si pasojë e dhunës së ushtruar nga policët.
Për të parë videon, klikoni linkun:
https://fb.watch/gznBmMuEQY/




