Berisha: Toka e trafik@ntëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën!
Gjatë denoncimit të tij nga selia e PD, Berisha tha se, toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK. Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno.
Berisha: Nga dokumentet rezulton se prona ishte bllokuar nga ASHK për mungesë dokumentacioni si raporti i vlerësimit dhe kontratat e shitjes.
Dhe për tre vite nga blerja, rezulton e tillë.
Për t’ua thjeshtuar pak që në fillim, se nuk mund ta imagjinoni.
Toka nuk ka shitës.
Nuk ka.
Unë e kuptoj se si ka mundësi, në republikën e kolonel Buendias të Gabriel Markez funksionon vetëm fantazia.
Toka nuk ka shitës pra.
Ky është narko-shteti i Edi Ramës.
Por Isa Aliu është kujtuar të çojë një kërkesë në ASHK për heqjen e kufizimeve në fund të vitit 2024.
Pra, ASHK e ka bllokuar sepse nuk ka shitës dhe këtë Isa Aliu alias Isa Rama e kërkon heqjen e kufizimeve në fund të vitit 2024.
Ndërkohë, i ndjeri Artan Lame u shkarkua në mars të vitit 2023 vetëm pesë ditë pasi publikoi në Klan Neës hartën e tokave të Vunoit.
Kjo tërboi kreun e Meduzës, pronarin fiktiv falso Edi Rama.
Dhe e shkarkoi.
Pse? Se publikoi hartën.
Sali Berisha: Armand, tani të kërkoj pak ndihmën tënde që t’ua shpjegosh hartën.
Armand Maho: Këtu është harta e Vunoit. Ne e kemi bërë publike që në vitin e kaluar në mars.
Armand Maho: Toka që pretendohet ndodhet këtu. Hoteli Zigzag.
Sali Berisha: Po, hoteli Zigzag është aty.
Armand Maho: Ngjitur me këtë, po ta vini re mirë, është prona 3/613. Ndërkohë blloku i pronave ku do të ngrihet hoteli është 3/614, 3/615 dhe 3/616. Pra janë tre blloqe pronash që bëjnë 15 mijë metra katrorë, që i përkasin, jo këtyre numrave që janë deklaruar në certifikatë pronësie, po këtij numrit këtu, 3/552, e cila, sipas tyre është lënë tokë publike.
Sali Berisha: Pa pronar!
Armand Maho: Pra, informacionet tona është që Rama e ka tokën këtu. Vetë domethënë ka folur për majën e Kolekës. Ja ku është gryka. Ktheje dhe një herë te harta.
Sali Berisha: Koleka që skanë asnjë lidhje me Kolekën e tij.
Armand Maho: Ja ku është gryka dhe maja e Kolekëve është këtu. Pra është në të njëjtën, në të njëjtën zonë, në të njëjtën parcelë, me të cilën ata kanë përfituar tokën. Dhe thotë domethënë vendimi thotë, bishti i Vishës së Vogël. Bishti i Vishës së Vogël i bie këtu. Po deri këtu, nga ky këtu, deri këtu e kap bashkia Himarë. Pastaj këtej vazhdon njësia administrative Vuno




