Berisha: SPAK ka një sëmundje të tmerrshme, ka prokurorë të lidhur me kr!imin, Gys Agasin dhe Suel Çelën
Kryetari i PD, Sali Berisha e cilëson Prokurorinë e Posaçme, një strukturë që ëshët sëmurur si pasojë e persona të lidhur me krimin.
Në bashkëbisedimin on line me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se ka prokurorë me dokumente zyrtare të lidhur me krimin, siç është Gus Agasi dhe Suel Çela.
Dhe ky është sistemi i marrjes peng të SKAP-it. Ndaj dhe unë nuk parashikoj ndonjë gjë të veçantë, aq më tepër kur Edi Rama dëshmoi plotfuqinë dhe kontrollin e tij të plotë edhe me vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë’, tha Berisha.
Pyetje: Për këtë javë që vjen janë paralajmëruar lëvizje të forta të SPAK apo organeve të tjera të hetimit. A keni ndonjë informacion më shumë se çfarë të presim?
Sali Berisha: Jo, nuk kam asnjë informacion dhe jam skeptik, do t’ju them me sinqeritet. Duhet ta dinë shqiptarët. SPAK-u ka një sëmundje të tmerrshme. Unë do t’ua them.
Dhe sigurisht aty ka njerëz shumë të ndershëm, ka njerëz trima, dhe në BKH dhe në SPAK, por aty ka një sëmundje të tmerrshme. Ka prokurorë me dokumente zyrtare të lidhur me krimin.
Ka prokurorë me dokumente zyrtare të lidhur me Gys Agasin.
Ka prokurorë me dokumente zyrtare të lidhur me Suel Çelën. Me dokumente zyrtare dhe nuk veprohet ndaj tyre.
SPAK-u e ka emergjente, emergjente ndëshkimin e atyre që shkelmojnë mbi ligjin, mbi besimin, mbi kushtetutën.
Dhe ky është sistemi i marrjes peng të SKAP-it. Ndaj dhe unë nuk parashikoj ndonjë gjë të veçantë, aq më tepër kur Edi Rama dëshmoi plotfuqinë dhe kontrollin e tij të plotë edhe me vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë.




