Berisha: Sot këtu jeni shumica sepse guximi juaj i jep guxim mbarë qytetarëve! Shqipëria nuk do jetë kurrë pa opozitë

Lideri demokrat Sali Berisha ka përshëndetur qytetarët që edhe sot i janë bashkuar protestës poshtë shtëpisë së tij duke i cilësuar si si luftëtarë të lirisë, misionarë në një kthesë të madhe historike për shoqërinë shqiptare, kombin shqiptar dhe Shqipërinë.

‘Çdo natë, ju mblidheni këtu dhe ngrini zërin tuaj të fuqishëm kundër kësaj diktature, kundër këtij pushtimi shkatërrimtar që është vendosur në Shqipëri.
Por ju garantoj se jeni sot simboli më i ndritur i shpresës për shqiptarët.
Se jeni sot, simboli që rrezaton sot në të katër anët e vendit shpresë.
Jeni sot drita që ndriçon rrugën e mendjes për çdo shqiptar.
Përpjekja juaj, beteja që ju nisët, zgjon çdo ditë e më shumë luanin e fjetur në zemrat e demokratëve, në zemrat e opozitarëve të Shqipërisë.
Drita që ju lëshoni, era e shpresës dhe ndryshimit, tmerron çdo ditë, struk çdo ditë Edi Ramën, aleancën e krimit dhe nxjerr para shqiptarëve të gjithë shëmtinë e tij.
Miqtë e mi, një president i madh amerikan, Abraham Linkoln, ka thënë njëherë se një njeri mund të jetë shumica, ndaj dhe ju garantoj se ju sot këtu jeni shumica.
Ju jeni shumica sepse guximi juaj i jep guximit mbarë qytetarëve.
Sepse shpresa që mbillni është jetike për shumicën e shqiptarëve.
Ju jeni shumica sepse shumica nuk e do kurrë këtë pushtim të aleancës së krimit me pushtetin.
Ju jeni shumica sepse duhet një shesh për t’u përballur për një kauzë të drejtë. Duhet një shesh për t’i dalë zot Shqipërisë, për t’u dalë zot të drejtave të qytetarëve shqiptarë. Duhet një shesh për t’u thënë shqiptarëve se Shqipëria nuk do jetë kurrë pa opozitë.
Se ëndrra e Edi Ramës për një Shqipëri pa opozitë, do bëhet pluhur nga ju.
Një thirrje kam për mbarë qytetarët shqiptarë: të mos harrojmë se sot nga thellësitë e tokës së këtij vendi, sot mbarë shoqëria shqiptare gjëmon një zë, kumbon një zë, kumbon një thirrje, çfarë po bën ti për Shqipërinë?
Kjo thirrje, të cilën Xhon Kenedi e formuloi aq bukur, është një thirrje e përjetshme për të gjithë qytetarët që shohin veten e tyre në lëngim, në vuajtje, në mjerim.’

 

https://www.standard-al-207047.hostingersite.com/2024/01/11/berisha-rama-i-shiti-te-dhenat-sekrete-te-tims-te-armiqte-e-shqiperise-dhe-nato-s-fundin-e-tij-do-e-firmosin-misionaret-e-kesaj-rruge/

 

https://www.standard-al-207047.hostingersite.com/2024/01/11/serish-dhjetera-qytetare-te-rruga-e-shpreses-mbeshtetje-per-liderin-demokrat-berisha/

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.