Berisha: S’e ndërpresim kurrë protestën pa Lubi Ballukun në burg dhe pa Edi Ramën para gjyqit!

Berisha: S’e ndërpresim kurrë protestën pa Lubi Ballukun në burg dhe pa Edi Ramën para gjyqit!

Në komunikimin që tashmë e ka bërë traditë në fundjavë me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëroi se protestat nuk do të mbarojnë kurrë, pa Belinda Ballukun dhe Edi Ramën në tribunën e të pandehurit në sallën e gjyqit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale, Berisha tha se nëse opozita hesht, veçse sa do të çimentohej edhe për dy dekada pushteti i Edi Ramës.

Heshtja jonë do ishte bashkëpunim me Edi Ramën’, u shpreh lideri demokrat.

Mirash Gecaj: Ju po bëni një punë të jashtëzakonshme. Një vërejtje kam për strukturat e PD në terren. Ato nuk po e bëjnë punën siç duhet për të qenë në një linjë me ju…

Sali Berisha: Faleminderit për vërejtjen. Jemi në një situatë terrori, e vërteta është, ta dinë shqiptarët.

Një terror real ushtrohet nga narkoqeveria me të gjitha mjetet që njerëzit të heshtin.

Një terror ushtrohet që të komprometohen sa më shumë kundërshtarët dhe ky është një realitet jo i shpikur nga unë, por ky është një realitet i pamohueshëm.

Por ajo që i them çdo demokrati e demokrateje, se sot rruga dhe shpresa e vetme është protesta jonë.

Se në qoftë se ne heshtim, ne veçse çimentojmë edhe për dy dekada pushtetin e Edi Ramës.

Heshtja jonë do ishte bashkëpunim me Edi Ramën.

Heshtja jonë do ishte shuarja jonë.

Edi Rama nuk do donte asgjë më shumë, dhe ishte i gatshëm për çdo shpërblim ndaj PD, në qoftë se ajo do heshtte ndaj tij.

Ndaj dhe strukturat e PD, demokratët, është e vërtetë, duhet të organizohemi më mirë.

Duhet ta kemi të qartë se po luftojmë me një diktaturë.

Dhe lufta me një diktaturë është lufta më e vështirë, por është gjithashtu edhe misioni më i rëndësishëm që mund të përmbushë një njeri ndaj vetes së tij, familjes së tij, dinjitetit të tij dhe vendit të tij.

Kam besim shumë se PD, strukturat e saj, e faktuan në tetë kryengritje paqësore dhe jam i bindur se këto do të vazhdojnë gjer në përmbysjen e Edi Ramës.

Misioni ynë është misioni i përmbysjes së këtij regjimi dhe rikthimit të votës së lirë.

Nuk e ndërpresim kurrë protestën pa Lubi Ballukun në burg, pa Edi Ramën para gjyqit. Atje ku e ka vendin.

Ta dinë. Ne u themi haptazi, të bëjë çdo gjë, por asgjë në botë nuk na bën të tërhiqemi ne nga këto objektiva ndaj një qeverie që nuk ka asnjë legjitimitet.

Ju lutem, a e lexuat raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian?

Ky raport, për të gjithë ata që njohin ABC-në e doktrinës, e të drejtës elektorale, e zgjedhjeve, në dy rreshtat e parë deklaron se zgjedhjet në Shqipëri ishin në kushtet e partisë-shtet.

Lexoni rreshtin ku thotë, se ka një modifikim të fortë, legjislacioni elektoral shqiptar, thotë, përgjithësisht lejon zgjedhje kompetitive. I lejon legjislacioni, por çfarë ndodhi? Ndodhi, thotë, që linja ndarëse midis institucioneve shtetërore dhe strukturave të partisë u shua.

Pra, ata që kanë jetuar në diktaturën komuniste e dinë se partia-shtet bënte zgjedhjet.

Edhe kësaj radhe në Shqipëri, zgjedhjet u zhvilluan nga partia- shtet, ndaj ishin farsë.

Përveç këtyre, mendoj se në atë raport ekziston në çdo paragraf hija e zezë e damkosur e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut.

Ndaj dhe ne duhet të qëndrojmë me çdo kusht dhe do qëndrojmë.

Dhe nuk ka fat më të madh, ua them unë ju demokratë e demokrate, mbështetës tanë, unë e kuptoj që jeni të lodhur, jeni të dëshpëruar, jeni të dekurajuar, por ta dini mirë se nuk ka fat më të madh se sa të luftojmë këtë regjim.

Dhe ne do ta bëjmë atë.

Share it :