Kreu i PD Sali Berisha deklaroi sot se Bashës nuk i ra në qafë njeri, por i ra ai vetë vetes së tij. Ai vijoi më tej se Ramën, Bashën, McGonigalin dhe McGonigalin em fustan si ndan asnjë nga njëri-tjetri. Janë një.
Sali Berisha: Lulzim Bashës i ka ra në qafë vetja e tij, se siç e poshtëroi dhe shkelmoi ai veten se ka bërë njeri në 32 vite në politikën shqiptare.
Një qenie racionale me arsye se bën kurrë atë. Ramën, Bashën, McGonigalin dhe McGonigalin me fustan si ndan asnjë nga njëri-tjetri. Janë një.
Ai deklaroi gjithashtu se protesta e 3 marsit skishte lidhje me vendimin e Gjykates.
Sali Berisha: Dua ta sqaroj, protesta e 3 marsit ska lidhje me vulën. Ne nuk i lejojmë vetes kurrë që një trupë prej 3 vetash ta bëjmë objekt. Ka lidhje strikt me Edi Ramën, me të gjithë vuajtjet, vjedhjet, dhunimet që i ka bërë shqiptarëve, shoqërisë me të gjithë shqelmimin e interesave të qytetarëve, të të gjithë spektrit, të gjitha shtresave, të rinjve. Nga 937 mijë që janë larguar nga viti 2014 gjer sot në hapësirën e Shengenit, 78% janë nën moshën 32 vjeç. Iku rinia. Ky vend nuk ka rini. Një njeri shkatërroi të ardhmen e këtij vendi.
Një njeri që urren këtë komb.
Një antishqiptar si ky nuk ka pasrë ndonjëherë historia.
Vetë shtrohet në darka 10 mijë dollarë kurse të tjerët jetojnë me 1-2 vakte dhe ato i marrin me listë.
Rrit çmimet sa do me bordet për t’u marrë para qytetarëve nga xhepat.
Grabiti me klanin e tij pasurinë numër 1 publike të shqiptarëve Portin e Durrësit.




