Berisha: Rama po krijon kompani shtetërore nafte për të marrë llokmën e tij! Do gjejë një tjetër Ergys Agas për ta marrë përsipër!

Berisha: Rama po krijon kompani shtetërore nafte për të marrë llokmën e tij! Do gjejë një tjetër Ergys Agas për ta marrë përsipër!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në takimin e organizuar nga departamenti i Burimeve Natyrore në PD u shpreh se, Edi Rama po krijon kompani shtetërore për naftën, sepse do të marrë pjesën e tij.

“Tani do të fusë duart e zeza të tij në importin e naftës. Do gjejë një Ergys Agas tjetër ta ngarkojë dhe të krijojë ndërmarrjen shtetërore. Miq, qytetarët duhet ta dinë se u krijua ndërmarrja shtetërore Air Albania, u stampos edhe flamuri i bukur shqiptar. U gjetën edhe emra, Ismail, Sami e Naim”, tha Berisha.

Berisha: Zgjidhja është po kaq katastrofë.

Ky njeri që përdori për kaq vite agjencinë e shoqërisë së informacionit si kopshtin e tij privat dhe pasi shpërtheu skandali, tani do krijojë puset private të kopshtit të tij me naftë.

Tani do të fusë duart e zeza të tij në importin e naftës.

Do gjejë një Ergys Agas tjetër ta ngarkojë dhe të krijojë ndërmarrjen shtetërore.

Miq, qytetarët duhet ta dinë se u krijua ndërmarrja shtetërore Air Albania, u stampos edhe flamuri i bukur shqiptar. U gjetën edhe emra, Ismail, Sami e Naim.

Vetëm e vetëm si të fshihej vjedhja e së paku 100 milionë eurove nga Air Albania.

Ajo falimentoi me një borxh 100 milionë euro.

Dhe tani thotë do të futem në treg, do gjejë ndonjë Ardi Veli apo Ergys Agas, të cilët i ka të besuarit e vjedhjeve, dhe si do ia bësh ti me ngarkesën 60 përqind në treg?

Na thuaj se këto janë gjëra shumë të thjeshta.

Ku mbetet, çfarë mbetet këtu?

Pra, do futet në treg për të mbajtur të njëjtin çmim, por për të vjedhur sa më shumë, për të marrë një llokmë të madhe për veten e tij dhe njerëzit që do të emërojë.

Shteti shqiptar ka ligje, ka ligjin antitrust, ka ligjin e mbrojtjes së konsumatorit.

Në qoftë se në çmimin aktual të naftës, përveç ngarkesës fiskale prej 60 përqind të çmimit, ka edhe faktorë të tjerë spekulativë që e mbajnë atë në atë nivel, atëherë ti ke institucionet.

Aktivizo institucionet të identifikojnë dhe ligjet ekzistuese janë shumë të forta.

Gjobat janë ndëshkime madhore në qoftë se gjenden në kushte të marrëveshjeve të fshehta.

Po. Është e domosdoshme të shqyrtohet qëndrimi i autoritetit të konkurrencës ndaj oligopolit.

Dhe autoriteti i konkurrencës është autoriteti më i korruptuar ose ndër më të korruptuarit në Shqipëri dhe në Europë.

Atëherë qeveria krahas ndërhyrjes, krahas përgjysmimit ose afër përgjysmimit të ngarkesës fiskale mbi litrin e naftës, duhet të ndërmarrë një analizë të hollësishme të tregut dhe të të gjithë faktorët.

Por ky çfarë po bën? Ky po futet në treg për ta salduar edhe më shumë këtë situatë, për ta bërë edhe më të pashpresë.

Share it :