Berisha: Rama kërcënon Veliajn për t’ia dorëzuar çelësat bashkëhajdutit Arbër Hajdari
Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar edhe ndaj kërcënimeve të Ramës ndaj Veliaj, i cili tha se, do bësh 100 vite burg nëse nuk dorëzon bashkinë,
Berisha tha se, Rama kërcënon Veliajn për t’ia dorëzuar çelësat bashkëhajdutit Arbër Hajdari.
Berisha: Mbrëmë, qytetarët të gjitha mediat, u njohën me letrën e të burgosurit Erion Veliaj, ku informonte se Padrinoja, në fakt Koleka i ringjallur apo Kristaq Xhelati i ringjallur, kërcënonin të burgosurin me 100 vite burg në rast se ai nuk do t’i dorëzonte çelësat e Bashkisë, bashkëhajdutit të Edi Ramës, Arbër Hajdari. I cili duhet ta pranojë, se është një nga mëkatarët më të mëdhenj, se në shpërndarjen e atyre ndihmave, tre lugë i merr për vete, një lugë ia lë të tjerëve.
Dhe ky tani duhet ai t’i dorëzojë këtij, që ky s’është fare punonjës bashkie. Ky është një grosist që ndan toka, prona, pasuri me Edi Ramën direkt, publike. Ndaj dhe të gjitha këto akte dëshmojnë degradimin total moral të Edi Ramës. Janë thirrje për të gjithë qytetarët.




