Berisha: Qëllimi i izolimit tim ishte të caktonin një Kryetar tjetër

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sonte se qëllimi i izolimit të tij me arrestin politik ishte caktmi i një Kryetari tjetër. “Por kjo nuk mund të ndodhte”,  u shpreh Berisha.

“Vërtet arrest shtëpie, por në disa aspekte po të keni parasysh kushtet, unë isha brenda 4 mureve. Pa një oborr dhe pa një të drejtë lirie, që përcaktohet në çdo paraburgim në çdo shtet të botës, përveçse në atë që urdhëron Edi Rama. Natyrisht privimi i lirisë është akti më i rëndë për një njeri para ekzekutimit të tij.”

Ai shtoi se edhe kontaktet i ka pasur të reduktuara, pasi GJKKO i lejonte të takohej vetëm me familjarët e ngushtë.

“Po avoketërit?! Kjo s’ndodh në asnjë diktaturë, ti s’mund të paraburgosësh një njeri pa pasur avokatin”, tha Berisha

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :