Berisha: Porti i Durrësit është strategjik për BE dhe NATO, por Rama nuk përmbahet nga vjedhja!
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, porti i Durrësit është strategjik për BE dhe NATO, por Rama nuk përmbahet nga vjedhja.
Ai tha se, Edi Rama në çdo udhëtim në selinë e NATO-s e përdori për të mashtruar atje për portin e Durrësit. Dhe del se ushtarakëve të lartë të NATO-s ju ka premtuar të gjitha kushtet që do plotësonte në portin tjetër, në një kohë kur ai ka, ka, është përpjekur t’i tërheqë ata që të ndërtojnë portin.
Berisha: Porti i Durrësit në projektet e transportit të Bashkimit Europian është një port strategjik.
Porti i Durrësit, në të gjithë bashkëpunimin intensiv të Shqipërisë me NATO-n, dhe ju them unë ju, që Shqipëria nga ’94, ’95-a dhe sot ka patur, ka zhvilluar me NATO-n nga manovrat më të mëdha, për shkak të Bizës dhe disa terreneve që janë shumë të përshtatshme, që të gjitha bazë kanë patur portin e Durrësit.
Dhe po të keni ndjekur ju, Edi Rama në çdo udhëtim në selinë e NATO-s e përdori për të mashtruar atje për portin e Durrësit. Dhe del se ushtarakëve të lartë të NATO-s ju ka premtuar të gjitha kushtet që do plotësonte në portin tjetër, në një kohë kur ai ka, ka, është përpjekur t’i tërheqë ata që të ndërtojnë portin.
Pra, të vjedhë ky, të rrëmbejë ky 4 miliardë euro dhe të marrë para të NATO-s për të ndërtuar kotezin e tij. Gjë të cilën ka krijuar një skandal dhe NATO-ja e ka, domethënë, e ka, është përçmuar një akt i tillë.
Por ky nuk ndalet. Kleptomania i kanë thënë grekët, është një lloj psikoze, jo e lindur por e fituar. Ky s’përmbahet dot në vjedhje dhe në plaçkitje të pasurive publike. Pra, në këtë mospërmbajtje, në këtë lakmi të pashuar për të plaçkitur pasuritë publike, ky ka futur kthetrat e veta në pasurinë numër një publike të shqiptarëve që është porti i Durrësit.
Janë disa momente shumë të veçanta që ka lënë Shqipëria. Në këto kohë, ai e ka bërë të pashpresë funksionimin e shtetit ligjor dhe funksionimin e drejtësisë. Nuk ka më, ju them unë ju, nuk ka më shpresë. E vërteta është që një prokuror guxoi, guxoi në këtë presion, se një prokuror tjetër në vitin 2011 ka kërkuar imunitetin e zëvendëskryeministrit dhe zëvendëskryeministri ka dorëzuar imunitetin para se ta kërkojë prokurori.
Sepse kishte disa rregulla, ka disa rregulla. Ndarja e pushteteve është kushti i të gjitha kushteve për të funksionuar një vend demokratik, i brishtë, i konsoliduar, por pa ndarje pushtetesh ai nuk ekziston. Guxoi dhe Edi Rama përdori të gjithë fuqinë e ekzekutivit për ta bllokuar atë urdhër, për t’i thënë shqiptarëve që unë jam mbi ligjin, mbi drejtësinë dhe do vazhdoj.
Dhe ju e patë çfarë ndodhi me dosjen tjetër. Dosja tjetër që në aspektin mafioz është e pakrahasueshme me asnjë zhvillim tjetër që ju mund të keni dëgjuar ose të dëgjoni. AKSHI dihej që ishte kopshti privat, po askush nuk e imagjinonte se ishte pishina e peshkaqenëve, ku peshkaqenët hanin koka, merrnin pengje biznesmenët në agjenci shtetërore.
Në agjenci shtetërore, ku i gjobisnin me aq milionë e kaq milionë, vetëm e vetëm se aty patroni i vërtetë ishte Rama dhe Linda Rama, patronazhistja e tij. Me dokumenta. Me dokumenta. I dëgjoni ato që ky fitoi tenderin këtu, ky shkoi këtu e mori këtë tenderin atje? Që të gjitha janë Armand Frangu. Me dokumenta, i denoncuar.
Geron Meçe kur ishte një nga protagonistët kryesorë të tenderave, i thotë haptas që fituesit i përcakton Linda e Surrelit. Dhe që njeriu që çonte qindra milionë tek familja ishte Armand Frangu, kunati. Kunati i saj. Një biznesmen mediokër, me një xhiro fare të ulët gjersa erdhi baxhanaku në pushtet.
Pra, jemi në këto kushte. Drejtësia nuk funksionon. E ka asgjësuar. Moment shumë dëshpërues. Ta marrim realitetin, ta shohim realitetin. Jemi në kushtet kur komuniteti ndërkombëtar bëri atë që mund të bënte, dhe ky u tha që unë nuk pyes më, se e keni fjalën për lëkurën time.
Dhe të dashur miq, cilido që ka lexuar dhe lexon, një nga gabimet më të mëdha që mund të bëjë është të mos ketë parasysh se diktatorët janë të aftë të bëjnë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tyre. Ata për të shpëtuar lëkurën nuk lanë vendim pa marrë. Edhe ky.
Kishte asnjë problem, po Balluku ishte ky vetë. Mirlinda ishte ky vetë. Alabari është ky vetë. Janë të gjitha këto. Pse po ndalemi në këtë?




