Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!
Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës me fermerët në Berat dhe Kuçovë u shpreh se, pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro! Aitha se,nNe do vendosim minimumin jetik dhe do rrisim pensionet derisa të dalim të parët në rajon
Berisha: Ndaj dhe ne u bëmë tani, ishim në disa drejtime në krye për rrogat dhe pensionet, tani kemi zbritur në fund dhe detyrohemi të zotohemi se do arrijmë Kosovën dhe Maqedoninë.
Ka një përjashtim shumë të egër, të pandershëm të 38 përqind të popullatës nga shoqëria.
A dëgjoni ju lajme për punët tuaja?
A dëgjoni ju për çmimin e naftës dhe heqjen e mbështetjes me naftë të fermerëve?
A dëgjoni lajme për vështirësitë shumë të rralla?
Gjithçka censurohet, gjithçka sikur ju nuk jeni, sikur jeni një planet tjetër.
Media që kontrollohen në mënyrën më mizore.
Media që paguhen nga paratë tuaja për t’u mashtruar ju.
Media që paguhen nga paratë tuaja për të fshehur problemet tuaja, për të mbuluar me heshtje situatën tuaj.
Në njëfarë mënyrë, fermerët sot janë pa zë. Janë pa përfaqësim.
Ishte një drejtor në televizion që donte të mbante një kanal televiziv për bujqësinë, e larguan me shpejtësi të madhe, sikur të ishin armiq fermerët.
Do ishte një dritare për shumë gjëra, jo, nuk ekzistonin.
Do marrin fund.
U garantoj se do organizojmë rrjetin më të mirë të këshillimeve dhe konsultave për ju, për orientimin, sikundër projekti i Shqipërisë rurale do të vazhdojë gjer në kompletimin e plotë të infrastrukturës së vaditjes.
Shqipëria është vend plot ujë, po këtu as njerëzit, as arat nuk kanë ujë.
Ju e patë se ç’ndodhi në Vlorë.
Vlora për ditë të tëra pa ujë dhe ky u thoshte se tubi është i vitit 2009. Pas 17 vitesh, fajin e ka tubi i vitit 2009. Tallej me ta.
Pra, një përqendrim i madh do jetë, investimet si në infastrukturë lokale, por edhe në vaditje.
Sistemi i vaditjes në Shqipëri është sistem i prapambetur.
Investimi në këtë sistem është jetik.
Ky sistem duhet të arrijë në standardet më të mira.
Ne jemi vend i bekuar. Kemi edhe naftë, edhe ujë. Nga vendet e pakta.
Pra, do bëjmë gjithçka të vazhdojmë investimet në Shqipërinë rurale edhe sa miliardë euro të duhen.
Sigurisht që përpunimi është dimension tjetër.
Sistemi i kreditimit. Qeveria do paguajë 80 përqind të interesave për të gjithë fermerët e rinj.
Do ketë grante për fermat që do të çelin, që do të nisin. Qeveria do paguajë interesa për sigurimin e ushqimeve nga fatkqësitë natyrore apo mbiprodhimi.
Bujqësia dhe blegtoria janë krejtësisht të injoruara siç e shihni, por për ne janë dhe do jenë një përparësi.
Mungesën e interesit total të kësaj qeverie për fermerët, propaganda mashtruese e shqiptarëve e mbyll se PD nuk ka alternativë.
Sigurisht mafia e censurës nuk do të dëgjojë alternativën.
Por alternativa jonë është absolutisht alternativa më e mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.
Pensionet. Një mashtrues i pashpirt.
U thotë se duke e ditur që i ka lënë në situatë shumë të keqe, duke e ditur që me pensionin shumica e pensionistëve nuk blejnë dot ilaçet e muajit.
Shumica e tyre nuk mbyllin dot as për ushqime muajin, ky tani rri dhe thotë bonusi.
Do presin bonusin.
Sa doli bonusi miqtë e mi?
8 euro doli.
Për 690 mijë pensionistë, bonusi i shumëpritur doli 8 euro, dy kile domate sot.
A ka tallje më të madhe?
Prisni.
Dhe mashtron, thotë në vitin 2013, pensioni mesatar ishte 80 euro. E vërteta është se në atë karrige, që kur është themeluar shteti shqiptar, injorant më i madh se ai nuk është ulur kush.
Njeriu që nuk i pushon goja nga mëngjesi në darkë, nuk i dëgjoni një fjali shtetari.
Ndiqeni t’i dëgjoni një fjali për jetën tuaj ekonomike.
Jo, nuk ia dëgjoni dot.
Se e morët vesh pse?
Se i tha atij, ja faturën, do marrësh 10 përqindëshin. Ai i thoshte për naftën, ky ngatërronte TVSH-në me naftën.
Se ato koncepte ka.
Por, pensionistëve, bonusi, bonusi.
Çfarë mund të marrë pensionisti me 150 euro?
Pensionisti nuk merr dot ilaçet me 150 euro.
Në një kohë kur pensionisti duhet ta kishte sot pensionin më së paku 400 euro pensionin mesatar.
Pse u rritën pensionet në Serbi, në Mal të Zi, në Maqedoni, disa herë më shumë, kur ne ishim para tyre për pensionet?
Po ky me konceptet e vjetra, në të cilat në qoftë se u kujtohet, nuk rrisnin rrogat në socializëm, ajo nuk lëvizte, edhe ky mendoi se me atë mënyrë mund të ecte.
A e dini se sot me 100 euro, ato që blen ti me 100 euro, në vitin 2013, i blije me 50 euro?
Apo sot, ato që blen ti në Shqipëri me 134 euro, në Maqedoni e blen me 100 euro?
Pse ndodh kjo? Sepse Shqipëria është vendi i vetëm në rajon ku çmimet rriten shumë më tepër se rrogat.
Pra, Maqedonia, Kosova jo vetëm që e kanë pensionin 30-40 përqind më të lartë, por po ta kthejnë me fuqinë blerëse, del edhe nja 40 përqind të tjera më i lartë.
Po për këto nuk do t’ia dijë fare.
Ndaj dhe ne kemi përcaktuar së pari minimumin jetik për çdo shqiptar 200 euro.
Mbi këtë 200 euro do rritet pensioni minimal, do rritet pensioni mesatar, do rritet pensioni maksimal gjersa të dalim në krye të vendeve të rajonit, jo të Europës, për pensione dhe rroga.
Asnjë vend në rajon, absolutisht asnjëri, nuk ka pasuritë tona.
Ne jemi vendi më i pasur.
Nuk ka një vend të dytë me pasuritë e Shqipërisë.
Por ato duhet të shpërndahen.
Rritje ekonomike, thotë, rritja e tij ekonomike është kjo miq, pensionisti merr 8 euro, dy kile domate në muaj, kunati i bashkëshortes së tij, Armand Frangu fiton tenderin për inteligjencën artificiale 75 milionë euro, në një kohë kur Kina e bëri atë për 6 milionë euro.
Deepseek, kush e ka shkuar, ka kushtuar 6 milionë euro.
Ky nuk ekziston kund, por 75 milionë euro përfunduan në xhepat e tij.
Sigurisht ai u bë 30-40 përqind më i pasur, por pensionisti mori vetëm 8 euro, në një kohë kur çmimi i domateve u rrit nja 3 herë, çmimi i ilaçeve është rritur dy herë e kështu me radhë dhe ato 8 euro nuk i japin asnjë efekt.
Kjo merr fund.




