Berisha: Pedagogët të bashkohen me protestën, paralajmëroj çdo mercenar që të mos i bëjë presion studentëve

Berisha: Pedagogët të bashkohen me protestën, paralajmëroj çdo mercenar që të mos i bëjë presion studentëve

Lideri i opozitës, Sali Berisha tha gjatë një deklarate për mediat se, pedagogët dhe mësuesit të bashkohen me protestën.
Berisha tha se, paralajmëroj çdo mercenar që të mos i bëjë presion studentëve dhe nxënësve.

Berisha: U bëj thirrje të gjithë pedagogëve, pedagogeve, mësuesve, mësueseve, të rreshtohen së bashku me nxënësit e tyre në anën e drejtë të historisë kundër këtij regjimi të urryer, narko-regjim shkatërrimtar për qenien shqiptare.

Sikundër paralajmëroj se në mënyrë absolute do mbahen qëndrimet më të rrepta ndaj mercenarëve që kërkojnë të trysnojnë nxënësit apo studentët duke zbatuar urdhrat e regjimit.

Para studentëve dhe nxënësve është historia.

Klasat tashmë nuk i nxënë më ata.

Ata i ka thirrur historia në një lëvizje vendimtare për përmbysjen e këtij regjimi.

Uragani i revoltës studentore kundër Padrinos Edi Rama dhe larove të tij, lakejve të tij, ka tashmë në krye rininë studentore të Shqipërisë, e cila me guxim epik dëshmoi dje se është e aftë dhe e gatshme t’i thotë ndal dhunës së regjimit amoral, vjedhjeve, poshtërimeve, abuzimeve, shitjes së vendit nga Edi Rrama për të pasuruar dhe mbajtur në pushtet nomenklaturën e urryer ekonomike dhe politike të narko-shtetit.

Jo vetëm demokratët, por sot çdo prind që ka një fëmijë në gjimnaz apo në universitet, duhet t’u bashkohet atyre në shesh.

Çdo biznesmen i vogël duhet të ulë qepenat dhe të hidhet në grevë së bashku me rininë studentore kundër regjimit që në fakt ka zhytur në agoni bizneset e tyre.

Share it :