Berisha: PD do kërkojë përgjysmim e ngarkesës fiskale mbi naftën, autoriteti i konkurrencës është i zhytur në naftë!
Kryetari i PD, Sali Berisha ka prezantuar dhe masat që do të kërkojë PD që të kompensojë rritjen e çmimeve si pasojë e luftës në Iran. Ai ka bërë thirrje edhe për hetimin e autoritetit të Konkurrencës, që sipas tij është i zhytur në naftë.
Berisha tha se, Partia Demokratike qëndron e vendosur në hapin e parë përgjysmimin e ngarkesës fiskale. Ne duhet të zbresim tek ngarkesa fiskale, të cilat garantojnë çmime të përafërta, por më të ulëta se sa në vendet e tjera përreth që nuk kanë një litër naftë dhe që nuk paguajnë transportin nga Durrësi në Prishtinë apo nga Durrësi në Tetovë.
Berisha: Pasojat janë shumë të rënda.
Për herë të parë, ekonomia shqiptare është minorancë në kontributin e rritjes ekonomike.
Nuk i detyrohet e gjitha naftës, por nafta ka rolin e saj të pazëvendësueshëm.
Bujqësia shqiptare është në recesion.
Industria në Shqipëri është në recesion.
Kurse Edi Rama mendon se këto do i kapërcejë me mashtrime.
Ka dy javë që merret me naftën dhe mashtron, flet përçart, u thotë qytetarëve të kundërtat e asaj që janë, në një kohë kur ne për makinën paguajmë pothuajse sa Kosova veças, kurse ai mashtron pa i skuqur që ne ato i marrim tek nafta.
Nuk është e vërtetë.
Situatë e vështirë.
Konflikti në Lindjen e Mesme solli njëlloj si Covid-i, krizën. Sa do vazhdojë? Askush nuk mund ta përcaktojë, por Lindja e Mesme është rajoni me ndikim madhor në energjinë e botës, kjo është e sigurt, çka do të thotë se rritja e çmimit të energjisë do mbetet edhe për një kohë të pacaktuar.
Ndaj dhe ndërhyrja është një emergjencë.
Dhe nuk e zgjidh, imagjinoni edhe akcizën e ka të lidhur me inflacionin. E indekson me inflacionin.
Pra, PD qëndron e vendosur në hapin e parë përgjysmimin e ngarkesës fiskale.
Ne duhet të zbresim tek ngarkesa fiskale, të cilat garantojnë çmime të përafërta, por më të ulëta se sa në vendet e tjera përreth që nuk kanë një litër naftë dhe që nuk paguajnë transportin nga Durrësi në Prishtinë apo nga Durrësi në Tetovë.
Nafta pra qëndron si ndëshkim me taksat e saj mbi pensionistët në tërësi, mbi të gjithë qytetarët me rritjen e çmimeve të konsumit.
Është një problem madhor kështu që ne në parlament do dorëzojmë amendamente dhe ligje, sikundër do kërkojmë një hetim për autoritetin e konkurrencës, i cili është i zhytur në naftë.




