Berisha: Padrino dyshohet se ka bërë marrëveshje me Dhomën e Avokatisë për të gjobitur sa më shumë qytetarët
Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, ku u paraqit në kuadër të masës së sigurisë ndaj tij.
Në deklaratën për mediat, Berisha ngriti dyshime për një marrëveshje mes drejtuesit të SPAK-ut, të cilin e quan “Padrino”, dhe Dhomës së Avokatisë, duke pretenduar se kjo mund të sjellë kosto shtesë për qytetarët e thirrur për të dhënë dëshmi apo sqarime.
Berisha: Por ne sigurisht ne ndjekim interesat e qytetarëve dhe shtetit ligjor.
Dhe shteti ligjor dhe interesi i qytetarëve është që të ketë hetime që prokurori të ketë të drejtën të hetojë plotësisht cilindo.
A mundet tani të gjobitet çdo qytetar shqiptar që do të ftohet për të bërë një sqarim, për të bërë një dëshmi, duhet të paguajë edhe avokatin, të ketë avokatin me vete?
A është kjo një marrëveshje midis kreut të Meduzës, Padrinos dhe Dhomës së Avokatisë, këtë unë nuk e di, por ka shumë dyshime.
Pra kemi të bëjmë me këtë heshtje, me një marrëveshje trelaterale, Padrino-SKAP-Dhomë Avokatie.
Çfarë qenka kjo, të gjobitësh qytetarët pse thirresh për të dhënë një sqarim, një dëshmi, të marrësh avokat me vete?
E kuptoni apo jo?
Kjo do të thotë se si t’i gjobisësh më shumë qytetarët shqiptarë.
Me një fjalë, duke dënuar me forcën më të madhe ligjin që shkatërron plotësisht procesin e hetimit, e nxjerr atë jashtë të gjitha standardeve të parimeve ndërkombëtare të hetimit dhe kombëtare të Kushtetutës, dënoj me forcën më të madhe heshtjen e turpshme të këtij institucioni, që në qoftë se u kujtohet ju, e kishte për borxh dhe detyrë të lëshonte komunikata edhe për kollitjet e mia. U kollit, thoshte, aty afër.
Dhe tani që faktikisht paralizohet hetimi, meqenëse është për partinë e tyre, nuk flasin një fjalë.




