Berisha: Opozita, sulm institucioneve të vendit, kërcënim për Presidentin

Ina Jano

berisha propozonKryeministri reagon për deklaratat e Ramës. “Asgjë për t’u çuditur dhe as e papritur”

 

Kryeministri Berisha ka reaguar dje në faqen e tij zyrtare në Facebook, në lidhje me deklaratat e Ramës të bëra në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, paraditen e djeshme. Numri një i qeverisë i ka cilësuar si revansh të paprecedentë të gjitha deklaratat e Ramës e bëra për Presidentin, kryeprokurorin dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Berisha theksoi se kreu i Partisë Socialiste sulmoi institucionet kushtetuese, Presidentin dhe kërcënon me largime nga puna administratën. Shefi i qeverisë e nis postimin e tij me një shprehje shkodrane “Tash po ju kalon vedi!”, ndërsa shton se sulmi vulgar i Ramës me Kokëdhimën nuk janë aspak çudi dhe të papritura dhe për më tepër të paralajmëruara.

“Të dashur miq, dyshja Rama-Kokëdhima vazhdojnë furishëm revanshin e pandalshëm dhe kërcënimet vulgare ndaj institucioneve të vendit. Dje (të hënën) ata, me Twitter, hapen tenderin për fshesën e administratës. Sot (dje) në fjalën e tij, zoti Rama kërcënoi Presidentin me 84 votat e tij, pasi nuk arriti të konsolidonte projektin aventuror për shkarkimin antikushtetues të Presidentit dhe heqjen së paku të tij nga kryetar i KLD-së dhe vendosjen e këtij institucioni nën drejtimin e Kryeministrit. Ai sulmoi dhe kërcënoi qeverinë sepse ai beson se ata kanë marrë një mandat për 4 vjet e tre muaj. Sulmoi dhe kërcënoi Prokurorinë sepse ëndërron rikthimin e tregtarëve të dosjeve dhe militantëve të PS-së që e kishin shndërruar atë në një repart fanatik të Partisë Socialiste. I ngarkon detyra Guvernatorit duke harruar se Banka është e shtetit dhe jo e qeverisë. Programin ia ka besuar Beqes dhe Yllit, ndërsa për Koçon dhe veten kanë zgjedhur sulmin, revanshin ndaj institucioneve kushtetuese dhe çdo gjëje jo socialiste. Asgjë të papritur as dhe për tu çuditur nga çifti Rama – Kokëdhima. Shkodranët e kanë një shprehje: “Tash po ju kalon vedi!”. Më herët edhe Partia Demokratike reagoi lidhur me kërcënimet në telefon të përfaqësuesit të saj ligjor në KQZ, Niazi Kosovrasti. Në një deklaratë për mediat, deputeti Gerti Bogdani bëri përgjegjës direkt kryesocialistin Edi Rama dhe deputetin Koço Kokëdhima për mesazhet kërcënuese ndaj Niazi Kosovrastit, pas ankesës që ky i fundit ka paraqitur në KQZ, për qarkun e Lezhës.

 

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :