Berisha: Nuk do jemi më vend vasal, partnerët tanë duhet ta kuptojnë se Shqipërisë i duhet një vend sovran

Ne fjalimin e tij para qytetarëve në shesh, Sali Berisha e kishte nje mesazh edhe për partnerët.

“Shqipëria sot është do të thosha, vasale e të tjerëve. Vendimet për shqiptarët merren në Beograd. Por merren edhe në Ankara.
Shkollat mbyllen, qeveritarët shkarkohen, kopshtet mbyllen, me Beogradin, me vëllezërit Kariç, merret porti i Durrësit.
Të gjitha këto do marrin fund.
Ne u themi partnerëve tanë, se vetëm një Shqipëri sovrane, e respektuar, do mund të qëndrojë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
E vërteta është se në këtë mënyrë si e trajtoni ju Shqipërinë e Edi Ramës, punoni kundër miqësisë, kundër bashkëpunimit me Shqipërinë dhe shqiptarët.
Sot kam një apel: në rast se duan të votojnë të lirë, të bashkohen me ne, në betejën tonë vendimtare, sepse ne jemi të betuar të bëjmë çdo sakrificë për të sjellë votën e lirë në Shqipëri.
Edi Rama, mos harro traditën e shqiptarëve për liri. Nuk po t’i them sot, por merre me mend: mjerë ai që prek lirinë e tyre, mjerë ai që prek votën e tyre. Votën kurrë nuk ta falim.
Çdo qytetar shqiptar, që e do shpresën, besimin te ky vend, të bashkohet me ne, kundër vrasësit të shpresës së tyre, kundër Edi Ramës.”

Share it :