Berisha nga QSUT: Janë përdorur helme që përdoren për të verbuar arinjtë. Kalaja u godit me shkop gome

Berisha nga QSUT: Janë përdorur helme që përdoren për të verbuar arinjtë. Kalaja u godit me shkop gome

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vizitoi mbrëmjen e së premtes deputetët dhe qytetarët e shtruar në urgjencën e QSUT, të lënduar nga përplasja me policinë.

Berisha vizitoi deputetët Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu, si dhe anëtarin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aulon Kalaja.

“Janë përdorur helme që përdoren kundër arinjve, për të verbuar arinjtë. Kanë përdorur sasi të mëdha ndaj deputetëve demokratë”, tha Berisha, shkruan A2.

Duke folur për mediat, Berisha tha se Kalaja është goditur me shkop gome në pjesën e pasme të kokës.

“Policia ka hedhur granata zhurmuese dhe shishe molotov ndaj protestuesve. I garantoj mercenarët e Edi Ramës se do përgjigjen për këto akte antiligjore dhe krime të shëmtuara ndaj protestuesve paqësorë

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :