Berisha në Kukës: I biri i xhelatit të Havzi Nelës, dëboi nga Tirana dy javë më parë përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës

Berisha në Kukës: I biri i xhelatit të Havzi Nelës, dëboi nga Tirana dy javë më parë përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës

Kryetari i PD, Sali Berisha, në ceremoninë e prezantimit të kandidatëve të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në Kukës, akuzoi Edi Ramën se para dy javësh ka dëbuar nga Tirana përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës.

Berisha i kujtoi sërish Edi Ramës, se babai i tij, Kristaq Rama firmosi varjen në litar të poetit kuksian, Havzi Nela.

Ai tha se, Havzi Nela kishte me veprën e vet 5 mijë vargje kushtuar Kosovës.

Edi Rama, i biri të xhelatit të Havzi Nelës, përzuri nga Tirana dy javë më parë përfaqësuesin e qeverisë së Kosovës, sepse i vuri nofkën e armikut, në një kohë kur SHBA e etiketoi atë rezolutë si një letër e vdekur e pa kuptim.

“Të dashur qytetare dhe qytetarë, banorë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, përshëndetjet më të zjarrta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush për këtë pritje fantastike.

Për këtë mesazh madhështor që përcillni sonte në mbarë Shqipërinë, në çdo votër, në çdo zemër shqiptare, mesazhin e shpresës, mesazhin e fitores së shkëlqyer të datës 11 maj

Unë vij të paraqes këtu tek ju projektin e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, aleancës më të fuqishme që vendi ka njohur gjer sot, që grumbullon 25 parti politikë.

Aleancë, e cila me projektin e saj ka vendosur t’i japë përgjigjen flakë për flakë, më të vendosur, më të sigurt, problemeve madhore me të cilat përballen sot qytetarët shqiptarë.

Është e vështirë që në kohëra të zymta të flasësh për madhështi, por është fatale të harrosh madhështinë mbi të cilën je ngritur.

Kukësi, Hasi, Tropoja, por edhe mbarë Shqipëria, kanë në historinë e tyre, kanë në trashëgiminë e tyre akte ndër më madhështoret.

Kanë në trashëgiminë e tyre pasuri ndër më përralloret.

Kanë realisht potenciale nga më të jashtëzakonshmet për të cilat nuk mund t’i kenë lakmi askujt.

Pra ky projekt i Shqipërisë Madhështore bazohet në një trashëgimi madhështore që kemi ne.

Bazohet në një pasuri të jashtëzakonshme që kemi, në potencialet e mëdha, të cilat ne nuk kërkojmë gjë tjetër veçse t’i shndërrojmë në të mira për qytetarët e Kukësit, Hasit, Tropojës dhe Shqipërisë.

Miqtë e mi, këtë projekt ne e nisim me shtetin patriotik, me shtetin patriot.

Shteti patriot është shteti i burrave dhe grave që e duan dheun e tyre, e duan vendin e tyre.

Burrave dhe grave që besojnë se dashuria për vendin, për dheun e tyre, për Hasin, Kukësin dhe Tropojën, është Leva e Arkimedit për të shumëfishuar energjitë e tyre.

Për të shumëfishuar besimin, për të bërë të mundur, të pamundurën.

Për të shndërruar këto treva të bekuara në treva të begata për banorët e saj.

Miqtë e mi, askush më shtrenjtë se ju nuk e ka paguar dashurinë për vendin, për Kukësin, për Hasin, për Tropojën, për Shqipërinë.

Por faktikisht atij çmimi i detyrojmë sot ne ekzistencën si komb krenar, komb shqiptar.

Nuk do shkoj të ndalem në histori të shkuara, jo. Por do ndalem vetëm në pranverën e vitit 1999, kur ju burrat dhe gratë e Kukësit, Hasit dhe Tropojës, votrat tuaja u bënë të famshme në gjithë botën për bujarinë. U bënë të famshme në të gjithë botën dhe bënë të dështojë në rrugët, rrugicat e këtij qyteti, e këtyre fshatrave, të këtij qarku, projektet ogurzeza të Slobodan Millosheviçit, i cili mendoi se duke përzënë qindra mijëra shqiptarë, do i çonte ata drejt katastrofës. Në të vërtetë ata i çoi drejt votrave tuaja fisnike dhe i pritët si vëllezër në një akt sublim bashkimi kombëtar.

Miq, e parë në këtë kënd, Edi Rama është po aq armik sa i ati i tij, i Kukësit.

Po aq armik sa i ati i tij që firmoste varjen në litar të birit të pavdekshëm, poetit të madh, heroit të fjalës së lirë, Havzi Nelës, në sheshin e këtij qyteti.

Havzi Nela kishte me veprën e vet 5 mijë vargje kushtuar Kosovës.

Edi Rama, i biri të xhelatit të Havzi Nelës, përzuri nga Tirana dy javë më parë përfaqësuesin e qeverisë së Kosovës, sepse i vuri nofkën e armikut, në një kohë kur SHBA e etiketoi atë rezolutë si një letër e vdekur e pa kuptim.

E vdekur për SHBA, por jo për Vuçiçin dhe argatin e tij në Tiranë, i cili në një akt antikombëtar detyroi delegacionin e Kosovës të largohej nga Tirana”, u shpreh Berisha.

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.