Berisha: M@fia mediatike shqiptare, në sulm të shfrenuar në mbrojtje të Edi Ramës dhe kundër PD!

Berisha: M@fia mediatike shqiptare, në sulm të shfrenuar në mbrojtje të Edi Ramës dhe kundër PD!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryetarët e Degëve tha se, mafia mediatike shqiptare, në sulm të shfrenuar në mbrojtje të Edi Ramës dhe kundër PD.

Berisha theksoi se situata është e jashtëzakonshme, pasi rrallë herë, mafia mediatike shqiptare, siç i cilësoi ai mediat e lidhura me pushtetin, më e rrezikshme sesa mafia miliardere e kokainës, po mbron fort vjedhjet dhe krimeve e Kryeministrit, ndërsa po sulmon ashpër Partinë Demokratike dhe demokratët.

Berisha: Një grup kriminal i tillë është i aftë të marrë çdo vendim. Nuk ka asnjë rastësi në qëndrimet e tyre në parlament. Jo. Firmat e tyre janë firma krimi, firma të anëtarëve të organizatave kriminale në qeveri apo në parlament. Dhe kjo është e faktuar përfundimisht. Firmat dhe votat e tyre janë votat dhe firmat e atyre që kanë vjedhur shqiptarët dhe vjedhin shqiptarët çdo ditë. Një ligj vendimtar në çdo vend për luftën kundër korrupsionit, në Shqipëri është zero. Dhe ky është ligji i konfliktit të interesit. Ky ligj nuk ekziston as për Edi Ramën, as për ministrat, as për deputetët e tij. Përkundrazi, përdorimi i pushtetit për vjedhjen e pasurive dhe fondeve dhe ndarja e këtyre pasurive dhe fondeve me anëtarët e familjes së tyre është ligji që zbatojnë ata. Pra, janë një organizatë tërësore kriminale që nuk kanë asnjë legjitimitet në pushtet.

Janë një organizatë kriminale i cili pasi dhunoi masivisht dhe shndërroi në farsë zgjedhjet, vazhdon me vendime, vazhdon me procedura me të cilat vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh shqiptarët. Situata është e jashtëzakonshme, ju thashë. Është e jashtëzakonshme sepse pavarësisht nga protestat tona të fuqishme, ai shpalli veten mbi ligjin. Pavarësisht nga reagimet e fuqishme të partnerëve tanë, ai nuk u ndal. Ndërmori atë veprim me të cilin u tha shqiptarëve që për mua vjedhja e pasurive publike nuk është krim, nuk është e ndaluar, është atribut i funksionit të kryeministrit dhe ministrave të tij.

Situata është e jashtëzakonshme sepse si rrallë ndonjëherë, mafia mediatike shqiptare, e cila për nga rrezikshmëria është mafia numër një, më e rrezikshme sesa mafia miliardere e kokainës, është hedhur në një sulm të shfrenuar në mbrojtje të Edi Ramës, vjedhjeve dhe krimeve të tij dhe kundër Partisë Demokratike dhe demokratëve. Duhet thënë se në këto kohëra të paprecedentë në të cilat kalon Shqipëria, demokratët dhe demokratët, mbështetëset dhe mbështetësit tanë me protestat e tyre, me kryengritjet e tyre dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm. Luajtën një rol shumë të madh. Në qoftë se ju ndiqni qeverisjen e Edi Ramës, ajo bazohet në rrafshin ndërkombëtar në korrupsion, lobim korruptiv.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.