Me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme dhe entuziazëm si asnjëherë më parë u mbajt sot në Bajram Curr Foltorja e radhës. Sali Berisaha u rikthye në vendlindje në Tropojë, ku emocionet e këtij rikthimi u shoqëruan edhe me mesazhe të forta për mazhorancën qeverisëse dhe kryetarin aktuale të PD Lulzim Basha.
Berisha i bëri thirrje kreut të qeverisë Edi Rama që të mos tentojë të bllokojë në bashkëpunim me Lulzim Bashën revolucionin paqësor siç e quajti ai. Duke iu drejtuar Ramës, Berisha i tha me jo pak ironi që pengun e tij, Bashën, ta marrë dhe ta bëjë ministër po të dojë, ndërsa shtoi se demokratët do të mbushin sheshet në protesta.. Ne nuk ngulim çadra, tha Berisha, ne jemi ortek, vijoi ai.
“Ftoj delegatët, të vini në 11 dhjetor, edhe ndonjë që nuk ka firmosur, se këtu me sa di unë kanë firmosur 100%, të rithemelojmë PD dhe t’i japim mesazhin e duhur Edi Ramës. Ia them që këtu, Edvin, ky është revolucion paqësor, por ti me pengun tënd po përpiqet ta bllokosh. Mjerimin do të marrësh nëse tenton të bllokosh një revolucion paqësor të pandalshëm. S’ka forcë në botë që e ndal këtë revolucion. E dyta, Edvin pengun merre dhe strehoje ku të duash, bëje ministër ose ç’të duash, por ne do të të themi këtu para këtyre zonjave e burrave, se para se të vimë te kutitë e votimit do të votojmë njëherë me këmbët dhe duart tona me protesta, derisa të përmbysim narkoshtetin tënd. Harroje se mund të ngulim çadra, ne jemi ortek, s’kemi punë me çadra ne”, u shpreh Berisha.
Lideri historik foli për organizimin e PD, duke deklaruar rikthimin e primareve, vendosjen e nenit ‘Basha’ në statut si dhe dekorimin e Azem Hajdarit si President i Përhershëm i Partisë Demokratike.
“Me statutin e ri do të vendosim primaret. Zgjedhjet në parti do të bëhen me votat e të gjithë anëtarëve të saj. Zgjedhja e kandidatëve për deputetë do të bëhet me votim, me garë. Ai që merr më shumë vota, ai do të jetë përfaqësuesi juaj. Kemi 1001 arsye që të shndërrojmë PD-në në shtëpinë e lirisë. Statuti do të sanksionojë, kryetari po humbi zgjedhjet largohet pa asnjë diskutim, ky nen do të quhet neni Basha. Është negativ, por le të na bëhet mësim sot e përgjithmonë që të mos përsëritet historia si kjo. Por statuti do të ketë edhe një nen të ri në të cilën themeluesi i kësaj partie, tribuni legjendar Azem Hajdari do të shpallet president i përhershëm i PD”, u shpreh Berisha.




